Dashi Dashë të dashur, këtë javë do nevojitet të fokusoheni në komunikim, në mënyrë që ta përdorni saktë dhe të mos krijohen përshtypje të gabuara me personat rreth jush. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20 Maj, do t’ju ndihmojë të dilni të paprekur nga keqkuptimet komunikuese që mund të ekzistojnë këto ditë, për shkak të këndit jo harmonik të Merkurit me Neptunin. Në 22/5, Hëna e re dhe ajo në shenjën e Binjakëve, do të sjellë të dhëna të reja në lidhje shoqërore dhe personale dhe do të krijojë terren të përshtatshëm për fillime të reja. Dashuria Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, kjo javë është shumë e mirë për tu përpjekur të rinovoni lidhjen që keni me partnerin tuaj, vecanërisht nëse e keni prej një periudhe kohore të gjatë. Bisedoni disa qëllime të përbashkëta dhe fokusohuni tek ato, pasi kjo do të sjellë një ajër rinovimi. Nëse jeni beqarë, do të keni mundësinë të bëni njohje të reja, por do duhet të jeni të kujdesshëm dhe me përshtypjet që do të përcillni, por dhe sesi do të vlerësoni përshtypjet që do të merrni nga pala tjetër.
Puna dhe Ekonomia Këtë javë, ka mundësi të ndiheni të ngatërruar përsa i përket disa çështjeve profesionale, por të mbani mend se këto nuk janë ditët e përshtatshme për të vlerësuar saktë gjerat. Në rast se do të merrni vendime ose do të ndryshoni diçka në punën tuaj, do duhet të vazhdoni në këtë me lehtësi dhe pasi më parë keni krijuar një plan veprimesh në mëndjen tuaj. Ka mundësi të kthehet një ide profesionale ose një propozim për punë, i cili ka ekzistuar në të kaluarën.
Demi Ju Dema, këtë javë do t’ju shqetësojnë më shumë çështje që lidhen me të ardhurat dhe shpenzimet tuaja, pasi prej kohësh po përpiqeni të vendosni një rregull. Në 20/5, Dielli kalon në shenjën e Binjakëve dhe do të ndihmojë në ç’do gjë që lidhet me marrëveshje të reja ekonomike por dhe realizime. Në 22/5 Hëna e re në të njëjtën shenjë flet për fillime të reja, por dhe një mënyrë plotësisht të re për tu përballur me cështjet tuaja ekonomike. Shmangni shpenzimet e tepruara pasi këndi manipulues i Merkurit me Neptunin tregon se ka mundësi të mos vlerësoni saktë nevojat që keni. Dashuria Këtë javë do duhet të bëni më shumë përpjekje për të pasur një “vijë” komunikimi dhe mirëkuptimi me partnerin tuaj, pasi dhe këndi negative midis Merkurit dhe Neptunit, do të krijojë hamendësime dhe keqkuptime midis jush. Nëse jeni beqarë dhe dëshironi të bëni një fillim të ri në fushën sentimentale, do duhet të mbyllni disa çështje pezull nga e kaluara dhe të shikoni përpara.Puna dhe Ekonomia Cështjet e të kaluarës ka mundësi të dalin në sipërfaqje këtë javë, veçanërisht nëse kanë ekzistuar disa tema ekonomike të cilat nuk janë sistemuar me mënyrën e duhur. Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Binjakëve në 22/5 tregon se mundimet tuaja në nivel profesionale do të shpërblehen, ndaj dhe vazhdoni të përpiqeni për ato që dëshironi të arrini. Suksesi profesional mund të vijë avash, ama do të vijë me hapa të qëndrueshëm.
Binjakët Binjakë të dashur këtë javë do të jeni protagonist në ngjarjet astrologjike pasi në 20/5 kalon dhe Dielli në shenjën tuaj duke inaguruar muajin e ditëlindjes tuaj. Këtë moment do të mirëprisni Diellin, Merkurin dhe Afërditën, dicka që tregon se do të ekzistojnë faqe të hapura dhe shumë lëvizje në fushën personale dhe atë profesionale. Hëna e re e cila do të realizohet dhe ajo në shenjën tuaj në 22/5, do të hedhë baza të forta për fillime të reja që lidhen me arsimimin. Këndi negativ i Merkurit me Neptunin ju thotë të jeni të kujdesshëm në fushën profesionale. Dashuria Këtë javë do të ekzistojnë dilema në fushën sentimentale dhe nuk përjashtohet të ndiheni të pasigurt në zgjedhjet tuaja, por dhe për zgjedhjet që keni bërë në të kaluarën. Një ish partner ka mundësi të rishfaqet por me katrorin e Merkurit me Neptunin, ju thotë të jeni vecanërisht të kujdesshëm në ato që do t’ju thotë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, përpiquni të fokusoheni në cështje që vërtet kanë rëndësi në të, pasi do të keni tendenca për ti dhënë rëndësi temave të parëndësishme.
Puna dhe Ekonomia Hyrja e Diellit në shenjën tuaj në 20 Maj tregon se fillon një periudhë e gjatë së cilës do të jetë e lehtë të bëni të tjerët të shohin idetë tuaja dhe aftësitë tuaja profesionale. Në 22/5 Hëna e re në shenjën tuaj, mund të krijojë një terren të përshtashëm për të filluar një program pasuniversitar studimesh, një gjuhë të huaj ose dicka tjetër që lidhet me arsimimin. Do duhet të keni kujdes në premtimet profesionale që mund të dëgjoni këtë javë, të paktën derisa t’i vlerësoni me kujdes.
Gaforrja Gaforre të dashura, këtë javë përpiquni të lini kohë të lirë dhe për veten tuaj dhe shplodhje, pasi dhe periudhën e kaluar ishte shumë e ngarkuar për ju. Në 20/5 Dielli kalon në shenjën e Binjakëve duke krijuar mbyllje në vetvete, pasi do të bëjë që mendimet tuaja të kthehen në kujtimet e të kaluarës. Në 22/5 realizohet Hëna e re në të njëjtën shenjë gjatë së cilës do të dominojë katrori i Merkurit me Neptunin, duke krijuar manipulime. Mirë do të ishte të jeni vecanërisht të kujdesshëm me informacionet që do t’ju vijnë nëpërmjet personave që ndodhen në rrethin tuaj të gjërë. Dashuria Hëna e re në shenjën e Binjakëve në 22/5 do ta bëjë të domosdoshme nevojën për të mbyllur cështje sentimentale nga e kaluara, para se të hapni një kapitull të ri në të tashmen. Këndi negative midis Merkuri dhe Neptuni mund të krijojë “shpresa boshe” në një cështje sentimentale, vecanërisht nëse ajo rrjedh nga e kaluara. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përshtatuni me nevojat e partnerit tuaja dhe përpiquni të komunikoni me të dhe dëshirat e tij. Puna dhe Ekonomia Këtë javë ka mundësi të bëni një hap pas përsa i përket cështjeve profesionale pasi dhe mendimet stresuese do të mbizotërojnë. Bindja se mund të përballoni kushtet e vështira profesionale do të jetë shumë ndihmuese dhe nuk duhet ta harroni. Nëse keni cështje profesionale të lëna pezull dhe punë që lidhen me jashtë vendit, do duhet të jeni të kujdesshëm gjatë menaxhimit të tyre, pasi ka dhe mundësi të kapërceni informacione që ju nevojiten.
Luani Ju Luanë këtë javë do të kërkoni shoqërinë e shokëve dhe personave që ndodhen në ambjentin tuaj të afërt, pasi do të keni nevojë të rrethoheni nga njerëz që e dini se mund t’ju kuptojnë dhe me ata do të ndani dhe ëndrrat tuaja. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 përforcon yjet që ekzistojnë në këtë periudhë dhe krjijojnë një javë komunikuese. Në 22/5 Hëna e re e cila realizohet dhe ajo në të njëjtën shenjë, flet për fillime të reja në lidhje dhe bashkëpunime. Në të njëjtën kohë, bie dhe zilja e rrezikut pasi mund të ekzistojnë “investime të gabuara”. Dashuria Këtë javë nuk përjashtohet të vëreni se jeni afruar shumë me një person nga rrethi juaj shoqëror dhe hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 do të sjellë zhvillime në lidhjen midis jush. Mos u ndikoni nga “skenare ideale” dhe mendoni nëse dëshironi të investoni më shumë në shoqëri apo në dashuri. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje do duhet të jeni të kujdesshëm me mënyrën sesi i vleërësoni cështjet e të kaluarës për të mos lejuar t’ju rishfaqen përsëri në të tashmen. Puna dhe Ekonomia Detyrime profesionale mund t’ju krijojnë lodhje kët ëjavë dhe Hëna e re e cila realizohet në shenjën e Binjakëve në 22/5, krijon nevojën të largoheni nga c’do gjë që lidhet me punën! Dicka e tillë nuk është e mundur pa një cmim, ndaj dhe përpiquni të fokusoheni në cështje profesionale që kanë përparësi, për t’ja dalë.
Virgjëresha Virgjëresha të dashura, këtë javë do të shihni veten tuaj duke menduar vecanërisht një cështje profesionale, pasi detyrimet profesionale dhe energjitë që lidhen me to do të kenë nderin e tyre. Dielli kalon në 20/5 në shenjën e Binjakëve dhe përforcon nevojën tuaj për njohje sociale dhe profesionale. Në 22 Maj, realizohet dhe Hëna e re në të njëjtën shenjë, duke sjellë një fillim të ri apo akoma dhe një punë të re. Katrori i Merkurit me Neptunin dominon gjatë Hënës së re dhe ju thotë të jeni të kujdesshëm me marrëveshjet e reja Dashuria Këtë javë do të ktheni vëmëndjen tuaj më shumë në cështje tuaja profesionale dhe për ktë arsye ka shumë mundësi të lini jetën tuaj personale në një fat të dytë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, Hëna e re në shenjën e Binjakëve në 22/5 flet për përshtypje të cilat do të shkaktohen pa dashjen tuaj dhe nuk do të përputhen me realitetin. Nëse jeni beqarë, mirë do të ishte të shmangni lëvizjet për të impresionuar në një njohje të re, pasi dhe premtimet që e dini shumë mirë se nuk do t’i përmbushni. Puna dhe Ekonomia Fusha profesionale do t’ju japë material për komente dhe shkak për bisedime këtë javë. Do duhet të jeni shumë të kujdesshëm me personat që do të zgjidhni të bisedoni për punën, kryesisht nëse keni qëllim të ankoheni për të! Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Binjakëve në 22/5, tregon se tani është momenti të kapërceni disa shqetësime për një cështje profesionale që ju shqetëson dhe të përpiqeni ta menaxhoni. Katrori i Merkurit me Neptunin ju thotë të jeni të vëmëndshëm në premtime që duken shumë të mira për të qënë të vërteta.
Peshorja Peshorje të dashura, yjet e shumta që ekzistojnë në shenjën arjore dhe shoqërore ndaj shenjës tuaj, këtë javë, tregojnjë se dëshira juaj komunikuese do të fitojë përshtypjet. Nga 20/5 kemi dhe hyrje e Diellit tek Binjakët duke shënuar një periudhë të re e cila mund të sjellë një sukses në një cështje arsimore ose një udhëtim. Në 22/5 realizohet dhe Hëna e re në të njëjtën shenjë e cila ju fton të shihni serjozisht cështjet e jetës tuaj personale. Katrori midis Merkurit dhe Neptunit që dominon gjatë Hënës së re ju thotë të mos gjeni justifikime për të shtyrë cështjet e punës dhe përditshmërisë që keni keni lënë pas dore. Dashuria Dëshira juaj komunikuese do të jetë jashtëzakonisht ndihmuese, jo vetëm për njohjet e reja por edhe të thyeni akullin midis jush dhe një personi që ju intereson. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5, do të ndihmojë në ktë, por katrori i Merkurit me Neptunin tregon se mund të ndikoheni nga ekzagjerime në fjalët tuaja dhe vetë ju të ulni veten. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, shmangni të bëni skenare në lidhje me zhvillimin e disa cështjeve që ju shqetësojnë të dyve dhe bisedoni rreth shqetësimeve tuaja me partnerin. Puna dhe Ekonomia Disa punë të përditshmërisë të cilat nuk i kishit në programin tuaj, do të shfaqen këtë javë, ku ka mundësi të përpiqeni të shmangni akoma dhe ato që keni në rregull me planin tuaj. Katrori i Merkurit me Neptunin tregon se ka mundësi të mos jeni të sinqertë në mënyrë që t’i shmangni, por mirë do të ishte ta lini me një anë idenë pasi mund të ekspozoheni. Të mbani mend se nuk përjashtohet të nevojitet më shumë kohë për të gjetur një justifikim për të shmangur disa ngarkesa.
Akrepi Të dashur Akrep, këtë javë një qëndrim shumë nostalgjik do të sjellë kujtime nga e kaluara. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 ju fton të bëni një kontoll analitik i cili është i nevojshëm për të kuptuar ku ndodheni në lidhje me situatat që ju shqetësojnë. Në 22/5 Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Binjakëve në katror me Saturnin që ndodhet tek Ujori, do të ju ndihmojë shumë në cështje që lidhen me shtëpinë tuaj. Katrori i Merkurit me Neptunin që dominon gjatë Hënës së re ju thotë të jeni të kujdesshëm me një cështje që lidhet me fushën sentimentale. Dashuria Këtë javë ka mundësi të ndjeni siklet përsa i përket zgjedhjeve që keni bërë në fushën sentimentale dhe nuk përjashtohet të mos jeni të sigurt për to. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, para se të filloni të dyshoni për të, shikoni nëse realisht keni arsye, dhe mos e lini veten të ndikohet nga krahasime me lidhjet e të kaluarës. Nëse jeni beqarë ka mundësi të bëni një njohje të re, por ama do duhet të jeni të kujdesshëm me c’do gjë që do të thuhet dhe të mos investoni në fjalë. Puna dhe Ekonomia Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 tregon se kjo javë është shumë ndihmuese për të menaxhuar cështje ekonomike dhe profesionale që vijnë nga e kaluara. Katrori që krijon Merkuri me Neptunin nuk do t’ju ndihmojë të dalloni temat profesionale që kanë prioritet dhe të fokusoheni në to. Përpiquni të mos lini pezull cështje të rëndësishme që lidhen me punën, por të jeni vecanërisht të kujdesshëm gjatë menaxhimit të tyre.
Shigjetari Shigjetarë të dashur, këtë javë do t’ju shqetësojnë vecanërisht lidhjet tuaja ndërpersonale, pasi yjet e shumta do të jenë këto ditë në shenjën e Binjakëve. Nga data 20 Maj, “ shtohet” dhe Dielli në të, pasi bën dhe hyrjen e tij në të njëjtën shenjë, duke krijuar terren të përshtatshëm për bisedime frytdhënëse që lidhen me lidhjet personale por edhe bashkëpunime. Në 22/5 Hëna e re e cila shkon në të njëjtën shenjë me Saturnin tregon se do të keni ndihmë të madhe në çështje që ju shqetësojnë nga një person që ndodhet në rrethin tuaj të afërt. Dashuria Një lidhje personale do t’ju shqetësojë veçanërisht këtë javë, por do duhet ta menaxhoni me kujdes pasi do të keni tendencën për tu nxituar, duke i parë të gjitha gjërat si ngarkesa stresuese. Hëna e re në shenjën e Binjakëve në 22/5 ju thotë se nëse llogjikoni, situtatat e vështira sentimentale do të arrini t’i zgjidhni. Katrori i Merkurit me Neptunin ju dominon gjatë Hënës së re dhe nuk ju lë hapësira për veprime të rrezikshme, pasi krijon një pamje të turbullt në cështjet sentimentale.
Puna dhe Ekonomia Bisedimet që do të keni këtë javë me një kolegun tuaj, ose me një person që ndodhet në autoritet në pozicion më të lartë se ju në punë, do të sjellin të dhëna të reja dhe ka mundësi t’ju ngatërrojnë. Katrori i Merkurit me Neptunin favorizon “mashtrime dhe manipulime”, ndaj bëni mirë të ruheni përsa i përket planeve profesionale të cilat kanë një horizont kohor në të ardhmen dhe t’i rishikoni përsëri me kujdes.
Bricjapi Ju Bricjapë, këtë javë do t’ju shqetësojnë çështje që lidhen me organizmin tuaj, pasi keni disa cështje të lëna pezull që duhet ti mbyllni. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5, thotë se tashmë fillon një periudhë favorizuese për të përmirësuar përditshmërinë, shëndetin dhe mënyrën tuaj të të ushqyerit! Nëse fokusoheni në këto, atëherë është e sigurt se do të shihni rezultate pak më vonë. Hëna e re në shenjën e Binjakëve në 22/5 do të ketë një kënd ndihmues me Saturnin në ujor, duke krijuar qëndrueshmëri në fushën ekonomike! Dashuria Yjet e shumtë që ekzistojnë në shenjën e Binjakëve tregojnë se dhe këtë javë do të jeni të fokusuar në çështjet e përditshmërisë, duke vendosur në plan të dytë fushën sentimentale. Pavarësisht këtyre, do të ekzistojnë lëvizje në të, të cilat do të krijojnë një atmosferë të mirë për flirte. Nëse jeni beqarë, katrori i Merkurit me Neptunin që do të dominojë gjatë Hënës së re, mund të bëjë një person të duket i besueshëm, ndërkohë që nuk është, ndaj dhe nuk duhet të nxitoheni për të nxjerrë përfundime.
Puna dhe Ekonomia Cështjet e punës vazhdojnë t’ju shqetësojnë dhe këtë javë dhe Hëna e te e cila realizohet në 22/5 në shenjën e Binjakëve, tregon se mundi dhe përpjekjet qe keni bërë në fushën profesionale do të shpërblehen. Nuk përjashtohet të keni mbështetje ekonomike dhe morale, nga një person që është me autoritet më të lartë se ju në punë. Shmangni të ngatërroni cështjet sentimentale dhe profesionale, pasi dhe trazimi i këtyre të dyjave mund t’ju bërë të rrezikoni shumë.
Ujori Ujorë të dashur, këtë javë kërkoni kohë për t’ju dedikuar aktiviteteve tuaja produktive por dhe personave që ju frymëzojnë, në nivel profesional ose atë personal. Në 20/5 realizohet hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve që flet për dashuri të reja por dhe në përgjithësi një frymë e re rimovimi në jetën tuaj personale. Në 22/5 Hëna e re e cila realizohet dhe ajo në të njëjtën shenjë, ju drejton të bëni një fillim të ri me një person që ju intereson. Për të ndodhur kjo do duhet të jeni të sinqertë me të por edhe me veten. Dashuria Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, kjo javë është shumë e mirë për të biseduar me partnerin tuaj cështje që ju shqetësojnë dhe ju kanë krijuar debate midis jush. Nëse jeni beqarë, do duhet të mos ndikoheni nga ndjenja të “përkohshme” pasi ka mundësi t’ju drejtojnë në ekzagjerime. Katrori i Merkurit me Neptunin mund t’ju drejtojë në investime të gabuara sentimentale… Puna dhe Ekonomia Këtë javë do të fokusoheni më shumë në cështje që lidhen me fushën tuaj sentimental dhe në një fazë të dytë me ato që lidhen me ato profesionale. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 por dhe Hëna e re në të njëjtën shenjë në 22/5, tregon se mund të fitoni para nga një aktivitet artistik ose një hobi që keni! Do duhet të jeni të kujdesshëm me planin ekonomik dhe çështjet profesionale, pasi mund të ekzistojnë disa hamendësime apo keqkuptime.
Peshqit- Të dashur Peshq, këtë javë do të shfaqen disa cështje që ka mundësi të lidhen me shtëpinë apo familjarë, të cilët do të krijojnë pasiguri. Në 20/5 Dielli në shenjën e Binjakëve, tregon se fillon një periudhë gjatë së cilës kanë prioritet “ato të shtëpisë”. Në 22/5 Hëna e re në shenjën e Binjakëve në trekëndësh me Saturnin nga Ujori, ju fton të bëni një “mbledhje mbeturinash të njerëzve dhe gjërave”, të cilët kanë zënë vënd në jetën tuaj. Këndi negativ midis Merkurit me Neptunin mund t’ju turbullojë, ndaj dhe do duhet të jeni të kujdesshëm me vendimet tuaja. Dashuria Këtë javë ka mundësi të ndjeni nostalgji për një person të kaluarës, por do duhet të jeni të kujdesshëm. Katrori i Merkurit me Neptunin nuk është ndihmues për të marrë vendimet e duhura dhe do duhet të kontrolloni me kujdes të dhënat që keni, por edhe lëvizjet që dëshironi të bëni. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, shmangni të ktheheni në cështje të kaluarës pasi do t’ju akumulohen cështje, të cilat do të krijojnë trazira midis tyre. Puna dhe Ekonomia Cështjet tuaja profeisonale nuk do të ndodhen në prioritet për ju këtë javë, pasi temat familjare dhe ato të shtëpisë do të kërkojnë vëmendje. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 mund të sjellë zgjidhje alternative për një temë që lidhet me punën dhe ju ka vështirësuar mjaftueshëm periudhën e kaluar. Katrori i Merkurit me Neptunin ju thotë të fokusoheni më shumë në gjëra që do të shihni sesa në ato që dëgjoni, pasi do të ekzistojnë thashetheme dhe informacione të gabuara që do t’ju çorientojnë.