Turizmi është padyshim një nga fushat më të goditura nga koronavirusi, ku ndihet një krizë e thellë. Shumë fluturimë tashmë janë anuluar dhe njerëzit për shkak të krizës ekonomike, por edhe për shkak të frikës kanë vendosur që të mos udhëtojnë.
Por ka disa vende në botë, që ofrojnë pagesë për pushuesit duke përfshirë që nga bileta e avionit deri tek hoteli që të shkojnë atje, për të pushuar. Ka qenë “The Sun” që ka bërë publike pikërisht këto vende dhe ato janë:
Japoni/ Nëse keni ëndërruar gjithmonë që të shkoni në Japoni, mund ta shfrytëzoni këtë rast, pasi qeveria japoneze do paguajë gjysmën e çmimit të biletës së avionit, ndërkohë që po mendon lehtësira të tjera.
Meksikë/ Dy netë falas ku përfshihen të gjitha shpenzimet për të dyja netët. Gjithashtu edhe zbritje të çmimit të biletës së avionit.
Siçilia/ Nëse ju do të shkoni në Siçili do të keni 3 netë akomodim në hotel, si dhe biletat e muzeve dhe vendeve arkeologjike. Ndër të tjera do të paguajnë gjysmën e biletës së avionit.
Bullgari/ Në Bulgari plazhet do i keni falas, pra nuk do të keni nevojë të paguani për shezlonge.