Nikoll Lesi, i cili ka mbi dy vite që paralajmëron rrëzimin e Qeverisë së Edi Ramës, ka njoftuar shtyrjen e këtyre planeve.Sipas Lesit, Rama do të rrëzohet në prill-maj të vitit tjetër, ndërkohë që LSI do të jetë përcaktuese në krijimin e Qeverisë së re.Është për të qeshur në fakt, pasi në qershor të vitit të ardhshëm janë zgjedhjet, ndërkohë që Lesi shkruan se Ramën do ta rrëzojnë një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Korona virusi dhe njëfarë hezitimi i opozitës vjeshtën e kaluar, e mbajtën në këmbë këtë qeveri.Tashmë, prill-maj 2021 do sjellë qeveri të re, krejt ndryshe nga kjo që kemi sot, ku Edi Rama është vetë zot e vetë shkop.Njerëzit duan ndryshim radikal qeverisjeje, aq me tepër që edhe buxheti shtetit është rrënuar nga vjedhjet dhe shpërdorimet me PPP, koncensione etj.Qytetarët nuk pranojnë më dhunë shtetërore ndaj të drejtave të tyre, ndonëse për momentin kanë pranuar prej koronavirusit, por Corona nuk do jetë “mbret” gjithë kohën.Njerëzit duan ndryshim, duan bashkëpunim dhe ndarje korrekte të përgjegjësive të pushtetit e jo siç është sot ku Edi Rama drejton e kontrollon gjithçka.

Sado të luajë Rilindja për krijimin e partizave të vogla, djathtas apo gjoja “independente” brenda sprektrit politik me qorrxhinj apo shabanlinj, prapë humbja e pushtetit është krejt e sigurtë.PS-ja ka rënie totale të votave prej atyre që shpirti i zemërimit popullor e shpreh nga varfëria dhe dhunimi e poshtërimi prej vitit 2017.PD dhe LSI njohin vetëm rritje. Kjo e fundit, LSI, do jetë përcaktuese e qeverisë së re.Por pushtet të një partie nuk do të ketë më, pas prill-maj 2021.Do të hyjmë në një epokë të re bashkëpunimi të Ekzekutivit, ku vendoset bashkërisht e jo një person, qoftë ky edhe kryeministri”, shkruan ai.(TemA)