Në Britaninë e Madhe do të përfshihen në fazën e dytë të testeve klinike për një vaksinë kundër Covid-19, fëmijë dhe më të rritur.nMediat britanike shkruajnë se faza e dytë e testeve të vaksinës së përgatitur nga Universiteti i Oksfordit nisi në prill. Kjo vaksinë po testohet te të rriturit nën 55 vjeç dhe më poshtë. Por tani nuk do jetë vetëm kjo grupmoshë që do të vaksinohet.
Më shumë se 10 mijë persona, duke përfshirë të moshuar mbi 70 vjeç dhe fëmijë nga 5 deri në 12 vjeç, do të marrin pjesë në teste për të parë sesi vaksina ndikon në sistemin e tyre imunitar. E nëse këto teste rezultojnë të suksesshme, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që edhe 30 milionë doza do të jenë gati nga shtatori. Gjithashtu bëhet e ditur se për vaksinën janë investuar 131 milionë paund. Mediat vendase raportojnë se gjigandi i farmaceutikës AstraZeneca ka rënë dakord për një marrëveshje licencimi globale për të. Por nga ana tjetër, qeveria britanike është shprehur se ende nuk ka garanci dhe se vaksina mund të mos jetë zgjidhja më e shpejtë.