Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka komentuar takimin e sotëm të kreut demokrat me banorët e zonës së Kënetës në Durrës.Përmes një postimi në ‘Facebook’ Nishani shprehet i habitur me konstatimet e kryeministrit Edi Rama, sa i takon rrezikut që kanoset nga takimet e Bashës me qyetarët për shkak të pandemisë.Nishani theksoi se populli po zien nga zemërimi dhe tani ka nisur të mblidhet në çdo cep e nuk mund të ndalet.Reagimi i ish Presidentit:Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterrin.Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qënka në rrezik.

Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve , Gangsterri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve.Keqbërësit duhet të kenë frikë!Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !Kombi nuk e pranon tradhëtinë!Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut!