Një ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe protestave të tensionuara dhe të dhunshme që u shoqëruan, kryeministri Rama e ka nisur ditën duke prezantuar projekt-idenë për teatrin e ri kombëtar, që do të jetë me standarde moderne dhe dinjitoze për artistët dhe qytetarët. Sipas Ramës shumë shpejt do të jetë vetë godina e teatrit të ri që do të flasë duke marrë miratimin dhe pëlqimin e të gjithëve.
“Mirëmëngjesi me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels. Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje. Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltura e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”, shkruan Rama.Një ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe protestave të tensionuara dhe të dhunshme që u shoqëruan, kryeministri Rama e ka nisur ditën duke prezantuar projekt-idenë për teatrin e ri kombëtar, që do të jetë me standarde moderne dhe dinjitoze për artistët dhe qytetarët.
Përmes këtyre fotove, Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet edhe kritikave për shembjen e godinës së teatrit duke kujtuar se projektet e mëdha në vend, gjithmonë kanë hasur rezistencë dhe janë përbaltur nga ‘ngatërrestarë profesionistë’.
Sipas Ramës shumë shpejt do të jetë vetë godina e teatrit të ri që do të flasë duke marrë miratimin dhe pëlqimin e të gjithëve.
“Mirëmëngjesi me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels. Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje. Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltura e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”, shkruan Rama.