Ndërkohë që të gjitha qytetet europiane po dalin nga izolimi, distancimi shoqëror do të jetë normaliteti i ri në të gjithë Europën. Por pandemia gjithashtu ka përshpejtuar ndryshime të thella që tashmë ishin duke u zhvilluar në qytetet tona, në veçanti, përpjekjet për të ndaluar qarkullimin e makinave jashtë zonave kryesore. Kjo pandemi ka potencialin të ndikojnë në mënyrë të përhershme në mënyrën se si ne udhëtojmë, punojmë, bëjmë blerje dhe dalim shëtitje.

Në Milano, do të ndërtohen 70 km korsi të reja biçikletash, së bashku me zgjerimin e zonave të këmbësorëve. Faza e parë e projektit do të përfundojë në shtator.

Projekti synon të zvogëlojë rrënjësisht përdorimin e transportit publik gjatë pandemisë dhe do të tkurrë përgjithmonë hapësirën e dhënë për automjetet përgjatë rrugëve kryesore, duke ndihmuar qytetin të trajtojë problemin e ndotjes së ajrit.

Gjatë bllokimit, banorët nuk mund të lëviznin më shumë se 200 metra nga shtëpitë e tyre, duke theksuar nevojën për dyqane lokale, shërbime dhe hapësira të gjelbra.

Nënkryetari i bashkisë së Milanit Marco Granelli tha se lagjet duhet të shndërrohen në “shtylla kurrizore e jetës së qytetarëve”.

“Milano, qytetet tona, Europa do të jenë të ndryshme pas koronavirusit. Varet nga forca dhe aftësia jonë për të qeverisur këtë proces për një afat të gjatë, ” tha Granelli.

Zhvendosje të ngjashme drejt politikave më të qëndrueshme të gjelbra janë parë në të gjithë Europën, ndërkohë që të gjitha vendet përgatiten të lehtësojnë bllokimet.

Franca ka njoftuar një skemë prej 20 milion eurosh për të inkurajuar njerëzit të lëvizin me biçikleta, në përpjekje për të parandaluar një rritje të ndotjes.

Duket se mesazhi që po vjen nga qytete si Milano, Parisi, Barcelona apo Brukseli, po shkojnë përpara me këto politika më të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit, duke i intensifikuar ato.