Ndryshimi i jetësh, zakoneve dhe përditshmërisë, mungesa e lirisë, puthjeve dhe përqafimeve me personat e dashur ishin vështirësia më e madhe që pësoi bota në një hark të shkurtër kohor, e gjitha për shkak të koronavirusit.

Mungesa e argëtimit, muzikës në klube nate, festivaleve dhe dëshirës për të kërcyer janë mungesa që rinia shqiptare po i përjeton e kyçur brenda shtëpisë.Për të kaluar një pasdite ndryshe, më energjike dhe argëtuese, Bashkia Tiranë ka organizuar një koncert live me zërin potent të këngëtares Arilena Ara.

“Tingujt e heshtjes” është cilësuar koncerti live i Arilenës, e cila e hapi me këngët që e bëri dhe të famshme në botë “Nëntori”. Për disa minuta ajo interpretoi disa nga këngët me të njohur në botë si dhe muzikë nga repertori i saj.

Arilena dhe një mesazh paqe, solidariteti në këtë periudhë të vështirë nën muzikën e mbretit të muzikës Michael Jackson “Heal the World” që e gjithë bota të shërohet në një kohe kur e gjitha po vuan të njëjtën sëmundje.