Prej pothuajse tri vitesh, në Tiranë zien debati për Teatrin Kombëtar. Pas debatit publik, artistët kryesorë ranë dakord për ndërtimin e një Teatri të ri. Të vetmit që kundërshtuan, ishin një grup pranë PD-së, të cilët e kthyen në kauzë politikë këtë çështje. Dhe, pas prishjes së Teatrit, me qëllim të riun, ata thirrën në protest qytetarët. Por, është interesante të shohësh se sa artistë ka ky grup. Sot në podium, artistë ishin vetëm Neritan Liçaj e Mehdi Malkaj.
Robert Budina nuk quhet, se ai është anëtar i Kryesisë së PD-së. Gjithë të tjerët pastaj që dolën e folën, ishin një tufë delirantësh, që nuk kanë lidhje fare me artin. Janë ata që i kanë bërë gjyqin kollosëve si Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, Luftar Paja etj. Tani krahasoni këta njerëz, që nuk kanë asnjë lidhje me artin dhe s’përfaqësojnë asgjë dhe askënd, me këta kollosë, që duan t’i përbaltin vetëm pse duan një Teatër të ri. Duke parë protestën e sotme, ku folëse kryesore ishte ish-zv.ministrja e Lulzim Bashës, e kupton fare mirë, se Teatri është thjesht justifikimi, pasi atyre nuk iu bëhet vonë për të. Ata kanë bërë dhe po bëjnë politikë me të, duke fshehur nën petkun e artistëve, që në në fakt e kanë thënë fjalën e tyre. Se nuk mund t’i vijë keq më shumë për Teatrin, Karabinës së Bashës, se Ndrenikës e Zhustit, që i kanë dhënë emër atij Teatri. (TemA)