Ka gjithçka qe mund të përkëdhelë dhe shplodhë syrin e një vizitori, pishat, liqenet, gjelbërimin ajrin e pastër madje edhe tunelin.Shumë e krahasojnë edhe me një Zvicër të vogël pranë Elbasanit. Por që të arrish në këtë bukuri natyrore nuk është aq e lehtë.
Pamja është fantastike. Pishat, liqeni ajri i pastër, dhe mikpritja e banorëve, janë ato me të cilën mund të përballesh. Por për shumë vite me radhë, në Funar mungon investimi në infrastrukturën rrugore.Mungesa e rrugës dhe në përgjithësi e infrastrukturës në këtë zonë, ka ndikuar edhe tek banorët vendas të cilët hasin vështirësi edhe për kryerjen e punëve të tyre në bujqësi dhe blegtori.Edhe pse i lenë në harresë, kjo zonë tashmë e ka reklamën e saj dhe ndërtimi i rrugës do ta kthente shumë shpejt në një atraksion turistik mjaft të lakmuar jo vetëm nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj.(a2)