Ne e dimë se gjithçka që bën Cristiano Ronaldo përbën lajm. Ylli portugez i Juventusit tregoi në Instagram “look”-un e tij të ri, me flokë të gjata dhe me onde, duke krijuar kureshtje të madhe në internet. “A e aprovoni këtë?” Kjo ishte pyetja që CR7 shtroi për fansat e tij, referuar modelit të flokëve, të cilët janë mbi 1.8 milionë. Nuk munguan komplimentet për flokët e tij të rinj. Madje, dikush tregoi se kjo pamje e re na kujton portugezin në kohën e Manchester United.

Ndërkohë, edhe pse vjen nga karantinimi mbi 2-mujor, pa luajtur ndeshje futbolli dhe stërvitur në grup, Ronaldo është në formë të shkëlqyeshme sportive. Ditët e fundit, ai po punon intensivisht në “Continassa” me shokët e skuadrës bardhezi. Dje, në stërvitje, ai i kënaqi të pranishmit duke bërë një kosh me këmbë, duke ndërthurur mrekullisht e plot klas futbollin me basketbollin.