Castillejo dëshiron të triumfojë në San Siro

Samu Castillejo insiston se dëshiron të qëndrojë në Milan për një kohë të gjatë, i cili ka gjetur një vend në formacion me Stefano Piolin në stol, falë edhe Zlatan Ibrahimovicit.

“Gjithmonë kam dashur të kem sukses këtu dhe dua të qëndroj për një kohë të gjatë”, tha Castillejo.

“E vërteta është se e nisa vitin 2020 shumë mirë. Kam luajtur në çdo ndeshje dhe ka bërë paraqitje të mira. Shpresoj të vazhdoj kështu”.Vitin e parë nuk e kisha të lehtë, kisha nevojë për t’u adaptuar. Nuk është e letë të tregoni veten për 15 minuta dhe të startoni çdo dy apo tri javë”.

“Nëse dikush ka besim në ju dhe ju bën të ndiheni të rëndësishëm, ju mund të jepni më të mirën në kthim”.

Castillejo ka përfituar edhe me ardhjen e Ibrahimovic, pasi Stefano Pioli po luan 4-4-2.