Edhe pse Aleanca për Teatrin tha se s’ka fjalime në protestë, Partia Demokratike ka shfrytëzuar rastin për të përhapur mesazhet e saj. Ka qenë Sali Berisha i cili ka folur para mikrofonëve të televizioneve, duke bërë thirrje për ta varrosur narkoshtetin dhe diktaturën.
“T’ia djegim tokën nën këmbë Ramës. Duhet ta përmbysim sa më parë me mosbindje civile” – tha Berisha ndër të tjera.