San Siro mund të prishet. “Nuk paraqet interes kulturor dhe për këtë arsye nuk duhet të mbrohet nga Ligji i Trashëgiminë Kulturore.

Kjo u deklarua nga Komisioni Rajonal për trashëgiminë kulturore i Lombardisë, në Itali

Paskësaj i hapet rrugë projekteve të paraqitura nga Inter dhe Milani për ndërtimin e një stadiumi të ri në zonën e ‘Meazza’.

Sipas Komisioni Rajonal për trashëgiminë kulturore i Lombardisë, ai nuk mund të mbrohet nga ligji i trashëgimisë kulturore pasi te ky objekt arkitekturor, i ndërtuar në vitin 1925-’26 ka pësuar ndryshime të thella pas zgjerimit dhe adaptimit në vitet 1937-’39 dhe më pas në vitet 1953-’55, përveç atyre të viteve 1989-’90, si dhe nga punimet e pas vitit 2000.

Me pak fjalë, sipas komisionit shtetëror, “arkitektura fillestare i është nënshtruar një transformimi të vazhdueshëm bazuar në nevojat që lidhen me publikutn dhe sigurinë dhe rregullimet e ndryshme rregullatore specifike për tq qenë një destinacion futbolli dhe argëtimi publik”.