Kompania e bioteknologjisë amerikane ‘Moderna’ ka njoftuar se rezultatet e para të testimit të saj për vaksinën e mundshme për koronavirusin kanë qenë “pozitive”. ‘Faza 1’ e provave klinike – thonë ata – tregoi se personat që iu nënshtruan testit zhvilluan antitrupa në një mënyrë të ngjashme me pacientët e shëruar nga Covid. Nivelet e antitrupave të zbuluar në tetë personat e parë që iu nënshtruan provave klinike me mRNA-1273, – shpjegon shoqëria ‘Moderna’ që e ka selinë e saj në Massachusetts, janë të barabarta me ose më të larta se ato që gjenden te pacientët e kuruar nga Covid-19. Për më tepër, vaksina e mundshme deri më tani ka treguar se është “e sigurt dhe tolerante e mirë”, pa paraqitur efekte anësore serioze.

Fazat e ardhshme të eksperimentimit ‘Moderna’, e cila punon me Institutin Kombëtar të Alergjisë së Sëmundjeve Infektive të udhëhequr nga virologu Anthony Fauci, tani do të fillojë fazën 2 të testimit dhe shpreson të fillojë me fazën 3’ në muajin korrik. Vaksina eksperimentale ka për qwllim të krijojë një mekanizëm mbrojtës për trupin e njëriut. Por do të duhet akoma kohë për të verifikuar këto rezultate të cilat tani për tani janë vetëm në një kampion të vogël njerëzish.

Në punë për vaksinën Ndërkohë, dhjetëra qendra kërkimore në të gjithë botën po punojnë për të gjetur një mburojë kundër koronavirusit. Sipas revistës ‘Nature’, ka të paktën 70 grupe pune. Së paku pesë prej tyre janë nga më të rëndësishmit. Këto përfshijnë studimin e Universitetit të Oksfordit dhe Imperial College London në bashkëpunim me kompaninë Pomezia Advent-Irbm në Romë. Ekipi i studiuesve synon të jetë në gjendje të përdorë vaksinën menjëherë pas verës dhe nuk përjashtohet mundësia që vaksina të jetë gati në shtator.