Champions League është objektivi i Juventusit për këtë sezon, sipas De Ligt. Një vit më parë, Mathijas De Ligt i shkoi pranë Ligës së Kampionëve me Ajaxin, por u eliminuan në gjysmëfinale nga Tottenhami, ndërsa ëndrra e holandezit është që “kupën me veshë të gjata” ta ngrejë me fanellën e Juventusit. Ai ka zbuluar se Champions League është objektivi numër një i ‘Zonjës së Vjetër’.
Pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit, Champions mund të rikthehet në aksion në gusht. “Jemi një skuadër e shkëlqyer dhe duam të fitojmë sa më shumë. Objektivi ynë primar për këtë sezon mbetet Liga e Kampionëve dhe kam shumë besim se do t’ia dalim”, u shpreh ai. “Sarri kërkon organizimin e lojës nga mbrojtja dhe nga ne të repartit të prapavijës kërkon guxim në organizimin e lojës dhe avancimin me top në këmbë”.