Specialisti i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr David Nabarro, ka paralajmëruar vendet të përgatiten për shpërthime të reja të koronavirusit.
Në një intervistë për BBC, Nabarro u shpreh se COVID-19 nuk ka ikur dhe se rritja e lëvizjeve të njerëzve shton rrezikun për shpërthimin e rastve të reja shu,ë shpejt.
“Ajo që ndodhi përmes bllokimit është se u parandalua përhapja e virusit që do të na çonte në një situatë katastrofike dhe shpërthimet e reja u përmbajtën. Dhe tani ne duhet t’i mbajmë shpërthimet e reja në minimumin e mundshëm, duke u mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme dhe, nëse është e nevojshme, duke vendosur edhe kufizime të mëtejshme të lëvizjes.
Njerëzit duhet ta kuptojnë që normaliteti tani do të jetë shumë më i ndryshëm nga sa ishte 6 apo 7 muaj më parë. Do të duhet të jemi shumë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për kontaktin me njerëzit e tjerë, veçanërisht sa i përket distancës. Ne duhet të jemi të përgatitur për shpërthime të reja. Koronavirusi nuk ka ikur dhe ndërsa lëvizjet e njerëzve janë rritur, duhet të përgatitemi për shpërthime të reja shumë shpejt.”, tha mjeku David Nabarro.