Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot opozitës të ulej në tryezën e reformës, të cilën, tha ai, e ka kërkuar vet opozita, duke e cilësuar domosdoshmëri.

“Duhet lënë ky teatër dhe duhet të vazhdohet procesi politik”, deklaroi Kryeministri gjatë një interviste në media.

I pyetur lidhur me deklarimin e opozitës se teatri ishte vija e kuqe, Rama tha se nuk vendos dot një parti politike, apo të gjitha partitë bashkë, për kompetencat ekskluzive që i jep Kushtetuta qeverisë vendore, qendrore, apo edhe vet Parlametit.

“Vija të kuqe mund të vendosen për reforma, aty ku partitë kanë pjesmarrjen e të drejtën e tyre, por që partitë politike në opozitë të vendosin vija se çfarë qeveria duhet të bëjë nga detyrat e saj, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në Shqipëri, kjo vonon gjërat, por në asnjë mënyrë nuk kthehet dot në normë”, u shpreh Kryeministri.

Rama i bëri thirrje opozitës të kthehet në diskutimet për reformën zgjedhore.

“Hajde ulu në tryezën e reformës, meqë e ke ngritur vet çështjen e domosdoshmërisë për të bërë reformë zgjedhore dhe u bënë vite që presim. Sepse këta kanë gjithmonë një kauzë, diku kanë një çadër për të ngritur, diku kanë një kthesë për të bllokuar, diku iu del një skenë për të aktruar dhe kështu iu vonohet reforma”, theksoi më tej Rama.

Ne, vijoi ai fjalën, jemi të hapur të diskutojmë mbi atë kornizë të përcaktuar nga këshilla dhe pastaj kthyer në rekomandim të Bashkimit Europian, rekomandimet e OSBE/ODIHR-t.

“Biem dakord bashkarisht, shko në zgjedhje, fito zgjedhjet dhe ndërto teatrin në e ri, e rindërto të vjetrin “, tha Rama. Por u shpreh Kryeministri, nuk mund të vendosësh kushte. “Të vish atje se kjo është detyra jote, dhe interesi yt, janë raste të humbura të një opoztie që nuk ka sensin e orientimit se për çfarë ekziston. Qëllimi i një opozite është të fitojë zgjdhjet dhe jo të përmbysë godinat, të sulmojë policinë, duke ushtruar dhunë as të bllokojë invesitmet e veprimtarinë normale të insitucioneve, e aq më pak të lodhë kryeministrin në pikën që thotë që unë s’po merrem më me këta”, deklaroi Rama.

Këto, theksoi ai, janë metoda që nuk përdoren në politikë. “Opozita e di mirë që ka kaq kohë për t’u përgatirur dhe ngaqë nuk përgatiten për atë që duhet, kur vjen ajo që duhet janë të papërgatitur, siç do të vij prap shpejt koha për zgjedhje dhe do të thonë prap se ishim të papërgatitur”, tha kryeministri

Lidhur me qëndrimin e Presidentit, Kryeministri u shpreh se “ndoshta duhet të vijnë ndërkombëtarët për të nxjerrë autorët e kësaj organizate mafioze, nëse nuk i nxjerr dot pa patur hetim ndërkobëmëtar e mirëkuptoj Presidentin”. Por, ndërkohë shtroi pyetjen ai: Kush e përcakton një monument kulture, partitë politike, presidenti, fryma e një grupi protestuesish sado i madh, apo ligji? “Para se të flitet për monument kulture duhet të ofrohen dokumenta ku thuhet se kjo godinë është shpallur godinë kulture në këtë vit”, tha Rama.