Në prag të rihapjes së kufijve të Shqipërisë, Prezenca e OSBE-së i dhuroi Policisë Kufitare pajisje për mbrojtjen personale nga COVID-19-a, me vlerë 20 000 euro.
“Ju falënderoj për këtë donacion, si dhe për mbështetjen dhe asistencën e dhënë në vijimësi nga OSBE-ja për Policinë e Shtetit dhe kryesisht për Policinë Kufitare. Me hapjen e kufijve, Policia Kufitare do përballet me sfida të panjohura më parë sa i takon distancimit fizik dhe kontaktit me qytetarët, ndaj duhet të jetë e përgatitur për të qenë e mirëpajisur,” tha Ardi Veliu.
Mjetet mbrojtëse, që Prezenca i dhuroi Policisë Kufitare, përfshijnë termometra me rreze infra të kuqe, maska plastike dhe maska karboni për fytyrën, doreza, dezinfektantë dhe kostume mbrojtëse. Ato do të shpërndahen në të gjitha pikat e kalimit kufitar, përfshirë portet dhe aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Gjatë pandemisë së COVID-19, Prezenca vizitoi pikat kryesore të kalimit kufitar në Shqipëri për të vlerësuar situatën dhe masat e marra në kuadër të pandemisë.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka një bashkëpunim të gjatë me Policinë Kufitare dhe të Migracionit dhe punon me të për të zhvilluar protokolle të përbashkëta dhe qendra të bashkëpunimit policor. Ajo ofron edhe rritje të kapaciteteve për një kontroll më të mirë të kufijve të Shqipërisë ndaj veprimtarive kri minale si traf ikimi i d rogës, tr afikimi i personave, migr imi i parregullt dhe luftëtarët e huaj ter roristë.