Dr Jenny Harries tha se “përqindja e madhe” e pacientëve kishin “përgjigje mjaft të mirë” ndaj vaksinës.Pretendimet e tyre kanë ngjallur shpresa për një vaksinë apo kurë të mundshme të koronavirusit shkruan Daily Mail.Duke folur në konferencën për shtyp mbi koronavirusin Dr Harries tha:
“Unë mendoj se ne gjithashtu kemi filluar të shohim përmes disa testimeve të vogla tani nga personat që kanë pasur Covid-19 dhe që kanë testuar pozitiv”.“Ne kemi kërkuar për antitrupat e tyre, dhe një përqindje shumë e madhe e pacientëve, në të vërtetë kanë një përgjigje reaktive të mire”.
Ajo tha se shenjat e imunitetit mund të ndryshojnë nga pacienti në pacient, por mjekët do të prisnin që pacientet të kenë një imunitet më të mirë pas një jave e gjysmë pasi të ishin sëmurë me koronavirus.
Kjo vaksinë e paralajmëruar me parë se kanë filluar me testime klinike, përvec tek vunelletarët e shëndoshë, tanimë kanë filluar ta testojnë dhe tek pacientët me Covid-19.