y vendim i jep fuqinë qeverisë franceze për të zbatuar masa për të shmangur një valë të dytë të Covid-19. Franca ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 17 marsi, shkruan CNN. Ligji i jep shtetit fuqinë për të zbatuar masa si kufizimin e udhëtimit brenda 100 kilometrave nga shtëpia, duke e bërë të detyrueshme përdorimin e maskave në transportin publik dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 personave.
Projekt-ligji kaloi në parlament këtë fundjavë dhe u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese të hënën e 11 majit. Gjykata hoqi disa dispozita, të tilla si lejimi i qeverisë për të mandatuar karantinën për udhëtarët jashtë shtetit pa urdhrin e gjykatësit. Ai gjithashtu përforcoi mbrojtjet e intimitetit rreth të dhënave personale që do të mblidheshin në një sistem gjurmimi që ende nuk është zhvilluar. Franca ka raportuar 177,547 raste totale me Covid-19 dhe 26,646 viktima, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.