Ceremonia e diplomimit është një event i madh në Shtetet e Bashkuara. Një shans për të hedhur në ajër kapelet dhe për të festuar me miqtë dhe familjen fazën tjetër.Por të diplomuarit e vitit 2020 duhet të kërkojnë mënyra të tjera për të festuar këtë moment historik, me shumicën e popullsisë akoma nën izolim dhe shkollat dhe kolegjet që janë ende të mbyllura.
“Të mos kesh ceremoninë tradicionale të diplomimit për shkak të koronavirusit është pak zemërthyese”, tha Ryan Daniels, një maturant i shkollës së mesme. “Kam parë kaq shumë të rinj që janë diplomuar … dhe tani që është rasti im ta bëj këtë, nuk mundem- unë kam studiuar 13 vjet për këtë moment”.Disa nga emrat më të njohur të vendit dëgjuan këto fjalë dhe u mblodhën për të mbajtur një sërë eventesh virtuale.Oprah Winfrey shpërndau një event në Facebook të premten, dhe fjalë mbështetëse u thanë nga aktori MattheW Mçonaughey dhe reperja Cardi B.
Të shtunën, rrjetet televizive do të transmetojnë një ngjarje të quajtur ‘Graduate Together’, me ish-presidentin Obama dhe basketbollistin LeBron James. Obamës do t’i bashkohet gruaja e tij Michelle dhe emra të tjerë nga bota e politikës dhe argëtimit, për një ngjarje në YouTube, që quhet ‘E dashur klasë e vitit 2020’.