“Ajo e ardhshmja do të jetë një merkato elastike”. Këto janë fjalët e Fabio Paratici-t, drejtori sportiv i Juventus-it.

“Çdo ditë ndryshon vizioni dhe jemi më pesimistë ose më optimistë në varësi të buletinit të orës 18:00. Duhet të jemi elastikë, sepse situata ndryshon shumë shpejt. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me merkaton”, ka thënë Paratici për Sky.Mbi hipotezën e përsëritjes së sezonit 2019-20 me të njëjtat skuadra në sezonin 2020-21, drejtuesi bardhezi ka pranuar: “Është një mundësi”.