Zayn Malik ka lënë të kuptohet se i ka propozuar të dashurës së tij shtatzënë, Gigi Hadid, duke treguar një tatuazh të ri për dashurinë dhe martesën.
Ish-ylli i One Direction, 27 vjeç do të bëhet baba për herë të parë këtë vit pasi Gigi, 25 vjeç, konfirmoi së fundmi se po presin një fëmijë së bashku.
Tatuazhi i ri përmban një poezi të titulluar ‘On Marriage’ nga Kahlil Gibran. Në të thuhet: “Këndoni dhe kërceni së bashku dhe jini të gëzuar, por lëreni secilin nga ju të jetë vetëm. Jepni zemrat tuaja, por jo duke ruajtur njëri-tjetrin. Qëndroni së bashku, por jo shumë afër; sepse shtyllat e tempullit qëndrojnë larg. Dhe pema e lisit dhe selvia nuk rriten nën hijen e njëri-tjetrit.”