Boris Johnson ka njoftuar se disa masa shtrënguese do të lehtësohen të hënën, pasi ai vendosi një objektiv të ri, testimin e 200 mijë personave në ditë, deri në fund të muajit.Johnson tha se për të njoftuar planet e lehtësimit do të dilte në një deklaratë të dielën. Fushat e mundshme për lehtësim mund të jenë lejimi i më shumë aktiviteteve në natyrë dhe hapja e më shumë bizneseve në bazë të respektimit të protokollit të distancës fizike, shkruan “The Guardian”.

“Ne duam, nëse kemi mundësi, të hënën të lehtësojmë disa nga këto masa shtrenguese”, tha Johnson.

Deklarata e tij erdhi gjatë kthimit për herë të parë në parlament pas shërimit nga COVID-19.

Ai u përball personalisht me kundërshtarin e tij të ri, udhëheqësin e Punës, Keir Starmer, si dhe disa deputetë që bënin pyetje në lidhje me video-konferencën, disa prej të cilëve e shohin numrin e vdekjeve të konfirmuara si një dështim të qeverisë.