Kohët e fundit, opozita nuk ka artikuluar më për qeveri tranzitore, por ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi thotë se është një kusht që ata nuk e diskutojnë.Në një intervistë për Ora News, Bylykbashi është i vetëdishëm që PS nuk mund ta pranojë qeverinë tranzitore, por shprehet se vazhdojnë të punojnë për të gjetur zgjidhjet në funksion të garantinmit të zgjedhjeve.
Ne e kemi bërë të qartë që ditën e parë kur është bërë marrëveshja e janarit për këtë çështje. Kemi vazhduar ta paraqesim në dokumente dhe gjithë diskutimet tona. Procesi i reformës do të vazhdojë deri në fund dhe kjo është një çështje politike shumë e fortë. Sigurisht që përfaqësuesit e PS nuk e pranojnë këtë sepse nesër duhet të heqin dorë nga çdo lloj titulli që kanë në PS, sepse Edi Rama do t’i masakronte politikisht ditën e nesërme. Kështu që nuk është kjo çështja. Megjithatë në vazhdojmë përpara dhe ky është një kusht që opozita e ka vënë aty dhe nuk e diskutojmë. Ndërkohë punojmë për të gjetur zgjidhjet në funksion të garantinmit të zgjedhjeve.
Virusi i manipulimit të zgjedhjeve për fat të keq është i tillë që duhet ta godasim me shumë ilaçe në të njëjtën kohë. E cila është qeveri tranzitore, është lista ta pamanipulueshme, është goditje nga prokuroria e shit blerjes së votës, është votimi elektornik, apo një administratë më e pavarur.Të gjitha këto garantojnë standardin dhe zgjedhësit në fund nuk i duhen kaq shumë nene. Ai duhet të dijë që tek shtëpia nuk i troket krimineli, që ditën e votimit ka mbledhur mendjen shkon te qendra e votimit merr fletën e votimit voton në sekret shkon në shtëpi dhe vota e tij numërohet. Kaq e thjeshtë, kaq i duhet zgjedhësit. Këta tha ODIHR në 2019 kur tha zgjedhjet nuk u zhvilluan për interes të zgjedhësve.