Pedalimi në korsitë e biçikletave në kryeqytet është jo vetëm një mënyrë efikase e lëvizjes, që ndikon edhe në shëndet, por një mënyrë argëtimit. Me nismën e fundit të Bashkisë së Tiranës, pedalimi do të jetë padyshim edhe më argëtues dhe i preferuar nga të gjithë.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Bashkia e Tiranës ka organizuar një konkurs me fokus pedalimin dhe rritjen e numrit të përdoruesve të biçikletës, duke ndihmuar kështu në një mjedis sa më të sigurt dhe të shëndetshëm për banorët e kryeqytetit dhe vizitorët e tij të shumtë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, teksa prezanton nismën “Pedalo Tiranën”, thotë se për fituesit e konkursit, të cilët do të ketë edhe numrin më të madh të kilometrave të kryera me biçikletë nga sot e deri më datë 5 Qershor, do të ketë tre çmime. “Pedalo Tiranën?, një konkurs mbi numrin më të madh të kilometrave të kryera me biçikletë që do të nisë nga sot dhe do të përfundojë në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më datë 5 Qershor. 3 fituesit do të shpërblehen për dashurinë për qytetin me:
Vendi i parë: Laptop Vendi i dytë: Tablet Vendi i tretë: Smart Watch Nisim pedalimin!! ????♀”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. Kujtojmë se edhe gjatë këtyre muajve të situatës së krijuar me Covid-19, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për shtimin e korsive të biçikletave, duke synuar një mjedis sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe ajër të pastër për qytetarët e saj.