A i keni parë ndonjëherë shenjat e zodiakut kinez? Nëse jo, ndonjëherë duhet t’u hidhni një sy. Në zodiakun kinez mund të gjenden informacione vërtetë interesante në lidhje me personalitetin. Viti yt i lindjes përcakton edhe kafshën të cilës i përket sipas zodiakut kinez. Kur llogarisni kafshën tuaj në zodiakun kinez, duhet të mbani parasysh që Zodiaku kinez bazohet në fillimin e vitit në kalendarin kinez, dhe jo atë të rregullt. Në këtë pikë duhet ta dini se fillimi i vitit në kalendarin kinez ndryshon nga viti në vit, dhe shpesh herë bie në fund të janarit ose fillim të shkurtit. Gjeni në këtë artikull të gjatë vitin tuaj të lindjes, shenjën korresponduese në Zodiakun kinez, dhe tiparet e personalitetit tuaj, që ju bëjnë vërtetë unikë…
Viti i Miut (1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020) Njerëzit e lindur në vitin e miut janë tërheqës dhe përgjithësish të shoqërueshëm dhe ndjehen rehat në situata sociale. Zakonisht këta janë individë shumë popullorë, dhe shfaqin aftësi biznesi tejet të mira. Njihen gjithashtu si kritikë dhe që nxehen shpejt. Ata kanë gjithashtu kuptim të jashtëzakonshëm të informacionit dhe ideve dhe gjithashtu kanë imagjinata shumë të gjalla, si dhe aftësi intelektuale unike. Janë në gjendje të shohin shanse që të tjerëve u shpëtojnë. Zakonisht janë oportunistë, megjithatë ndodh që shpesh të marrin gabimisht shumë angazhime. Këta njerëz i vlerësojnë shumë marrëdhëniet e tyre. Gjithashtu, janë shumë bujarë dhe apasionantë në dashuri, ashtu si dhe në biznes.
Viti i Kaut (1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021) Për këta njerëz, zakonisht themi që janë ‘të fortë si kau”. Kjo për shkak të aftësisë së tyre për të përballuar dhe menaxhuar gjithfarësoj situatash. Kjo do të thotë që ata i përballojnë në mënyrë metodike përgjegjësitë e tyre dhe fitojnë shumë respekt për vetëbesimin dhe aftësitë që kanë. Por nga ana tjetër, ndonjëherë ata janë të prirur të jenë shovinistë dhe gjithashtu njerëz shumë kërkues. Janë të vendosur të mbrojnë interesat e tyre deri në ekstreme. Ata kanë gjithashtu një sens të admirueshëm të detyrës, gjë që ndonjëherë rezulton në një jetë personale më pak pasionante, ndonëse shumë e qëndrueshme. Sidoqoftë, këta njerëz njihen të jenë tejet besnikë ndaj familjeve dhe partnerëve të tyre.
Viti i Tigrit (1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022) Njerëzit e lindur në Vitin e Tigrit njihen si thellësisht të ndjeshëm dhe shumë të dhënë pas emocioneve të tyre. Kjo i bën partnerë apo dashnorë të mrekullueshëm. Gjithashtu këta njerëz kërkojnë ekuilibër mes natyrës së tyre dominuese dhe shumë konkuruese dhe nevojës së madhe që kanë për dashuri, gjë që i shtyn të kërkojnë pavarësi nga dashuria. Kështu që, ata sjellin pasion dhe sinqeritet në cdo marrëdhënie, megjithatë presin të njëjtën gjë në këmbim. Ndonëse këta njerëz kanë një vetëbesim të mrekullueshëm, herë pas here mund të tronditen shumë prej kritikave. Këta njerëz njihen gjerësisht për aftësinë e tyre për t’u ringritur në këmbë pas ndodhive negative. Kur përballen me sfida, ata zakonisht janë dinjitozë dhe kurajozë. Kjo i bën udhëheqës të jashtëzakonshëm.
Viti i Lepurit (1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023) Njerëzit e lindur në Vitin e Lepurit janë zakonisht të pëlqyer. Kjo sepse janë të dashur, të pëlqyeshëm, dhe të sjellshëm. Në shumicën e rasteve ndihen më rehat duke qëndruar larg mosmarrëveshjeve, kontradiktave apo grindjeve. Pëlqejnë shumë gjërat që u sjellin kënaqësi, që ndonëse të paqëllimshme, i bëjnë të harrojnë nevojat e të dashurve të tyre, pa e kuptuar as vetë. Shumë herë, këta njerëz shpërqëndrohen sepse jepen pas dëfrimit. Ndonëse duan të kalojnë kohë të bukur, ata janë gjithashtu shumë të qetë dhe konservatorë dhe intelektualë. Shumë njerëz mendojnë se tiparet e tyre tejet sentimentalë janë të cekët, por ata mund të jenë shumë të dashur. Zakonisht kërkojnë siguri në cdo marrëdhënie.
Viti i Dragoit (1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024) akonisht njerëzit që kanë lindur në Vitin e Dragoit janë karizmatikë dhe rrezatojnë gjithmonë energji. Gjithashtu janë shumë inteligjentë dhe të talentuar. Në disa raste mund të jenë të egërsuar dhe të zhurmshëm. SHpesh ndjekin rrugën e tyre, duke mos besuar që ka rregulla që mund t’i ndalin. Po kështu, ata janë perfeksionistë dhe mund të jenë shumë kërkues ndaj të tjerëve, ashtu si janë ndaj vetes. Megjithëkëtë, dragonjtë përgjithësisht kanë prirjen të jenë të suksesshëm. Ata shijojnë gjithashtu situata sfiduese, që u japin mundësinë të përdorin talenti dhe energjinë e lindur. Sa për marrëdhëniet, këta njerëz janë të përkushtuar kur janë në marrëdhënie. Megjithatë, lidhjet s’janë shumë të rëndësishme për ta, sepse janë fansa të adventurës.
Viti i Gjarpërit (1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013, 2025) Këta njerëz njihen si mendimtarë të thellë. Ata zotërojnë urtësi të madhe. Gjithashtu, ata janë të gatshëm të punojnë pa pushim për të arritur objektivate tyre, në heshtje, pa e kuptuar kush. Njerëzit e lindur në Vitin e Gjarpërit kanë dhe një anë shumë joshëse dhe romantike. Zakonisht ata kërkojnë elegancën në marrëdhënie. Nga ana tjetër, këta janë njerëz xhelozë. Zakonisht ata duken si vetmitarë dhe herë pas here kanë prirjen të mbajnë sekrete. Në fund duhet të dini që njerëzit e Gjarpërit, në shumicën e rasteve, vlerësojnë dhe preferojnë vetminë.
Viti i Kalit (1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014, 2026) E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen popullore “punon si kalë?” Nëse po, duhet të dini që kjo shprehje gjen tërësisht zbatim tek këta njerëz. Njerëzit e lindur në vitin e Kalit përpiqen shumë në punën e tyre. Ata i përkushtohen shumë suksesit dhe punës së fortë. Këta njerëz mund të sfidohen shpesh prej emocioneve të tyre. Ajo që duam të themi është që janë të prirur të shpërthejnë prej temperamentit që kanë dhe bëhen impulsivë, sidomos në dashuri. Për ta mund të themi gjithshtu se nuk janë shumë të mirë për punën apo lojën në ekip. Ata preferojnë punën e pavarur. Pavarësia mund t’u japë tipare egoizmi. Nga ana tjetër, intelekti i tyre i fortë dhe aftësitë e shkëlqyera verbale i ndihmojnë në shumë situata sociale. Njerëzit e Kalit mund të jenë shumë popullorë.
Viti i Dashit (1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015, 2027) jerëzit e lindur në Vitin e Dashit zakonisht janë joshës dhe të pëlqyeshëm. Ndonëse në shumicën e rasteve janë të pëlqyeshëm në shoqëri, ata mund të jenë dhe shumë të rezervuar. Gjithashtu, për të lindurit në shenjën e Dashit mund të themi se janë të mirë, të ndjeshëm dhe simpatizues. Zakonisht këta njerëz janë të interesuar për artin, natyrën dhe kulturën, kështu që shpesh kanë edhe natyrë artistike apo krijuese. ga ana tjetër, në shumë raste këta njerëz mund të bien pre e pesimizmit dhe të ankohen shumë. Zakonisht ata ose janë me vetëbesim të lartë, ose të mangët, ose janë të fortë ose të druajtur. Megjithatë në marrëdhënie, ata ndihen të përmbushur, sa kohë që ka siguri.
Viti i Majmunit (1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016, 2028) Njerëzit e lindur në Vitin e Majmunit janë zakonisht inteligjentë dhe kanë natyrë energjike. Ata kanë personalitete manjetikë që tërheqin turmat. Këta kanë personalitet shumë joshës dhe kanë një anë ekscentrike që i bën të zotërojnë edhe aftësinë e të biseduarit me këdo. Janë mendjemprehtë, dhe kanë aftësinë të kthejnë cdo situatë në një situatë humori. Nga ana tjetër, shumë njerëz besojnë se personaliteti i Majmunit nuk është për t’u besuar. Kjo për shkak të shakave të tyre të vazhdueshme që u bëjnë të tjerëve. Njerëzit e lindur në Vitin e Majmunit kanë shumë energji dhe në shumicën e kohës janë të pandalshëm. Kjo e bën të vështirë të zgjedhin karrierën. Megjithëkëtë, këta njerëz mund të kenë sukses në mjedise që lulëzojnë prej ndryshimit, gjë që përfshin edhe marrëdhëniet dinamike.
Viti i Gjelit (1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017, 2029) Njerëzit e lindur në Vitin e Gjelit kanë një sens të fortë të industrisë dhe të kujdesit kur flitet për punën. Po kështu, ata i shprehin kollaj mendimet e tyre, sepse mendojnë që kanë gjithë të drejtën t’i ndajnë ata. Po kështu, ata duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ata shpesh herë shprehin një stil që tërheq shumë vëmendjen. Dhe zakonisht e marrin vëmendjen që kërkojnë. Pavarësisht kërkesave të tyre shpesh herë frustruese, këta njerëz kanë shumë miq. Po kështu, ata mund të jenë shumë besnikë në marrëdhënie. Për shkak të standarteve të tyre të lartë, njerëzit e lindur në Shenjën e Gjelit shpesh herë kanë tendencën të arrijnë sukses të madh në karrierën që zgjedhin.
Viti i Qenit (1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018, 2030) Njerëzit që kanë lindur në Vitin e Qenit njihen gjerësisht për ndershmërinë dhe besnikërinë kur flitet për marrëdhëniet. Qoftë kur kanë një hobi apo një karierë, ata punojnë me zemër dhe shpirt për të. Po kështu ata u përmbahen fort parimeve të tyre të drejtësisë. Ata kanë aftësi shumë të mëdha të zgjidhjes së problemeve. Zakonisht këta njerëz kanë nevojën të kritikojnë dhe njihen për gjuhën e mprehtë. Kur vjen fjala tek miqtë dhe marrëdhëniet, këta janë shumë të besuar. Megjithatë, kur flitet për njeriun special, mund të mos falin. Kjo sepse mbajnë hatër, deri kur ndiejnë që janë zbutur. Zakonisht të lindurit në këtë vit kërkojnë marrëdhënie të gjatë e të qëndrueshme. Kjo i bën besnikë për jetë, sidomos kur ndiejnë që e kanë gjetur shpirtin binjak.
Viti i Derrit (1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019, 2031) Për të lindurit në Vitin e Derrit, mund tëthemi se janë shokë shumë të mirë. Kjo sepse janë tolerantë, të mirë, të sinqertë dhe të fortë intelektualisht. Kjo i ndihmon të kenë performancë të mirë në bseda të pasura. Shpesh herë e përdorin intelektin për të ndjekur objektiva sfiduese dhe në fund i arrijnë. Këta njerëz bëjnë më të mirën për të ruajtur harmoninë sociale. Kështu që ata i injorojnë të metat e njerëzve dhe kërkojnë më të mirën tek njerëzit. Zakonisht ata kanë një sens të fortë humori. E meta e tyre më e madhe është se janë tejet naivë kur presin gjëra të mira nga të tjerët. Një prej pikave të tyre më të dobëta është se ndiejnë zemërim kur nuk marrin nga njerëzit, të njëjtën mirësi që japin. Ndonëse simpatizojnë materialen dhe fiziken, ata gjithashtu vlerësojnë shumë familjen dhe shtëpinë./ Në shqip nga www.bota.al