Prej 24 ditësh në Shqipëri vijon trendi pozitiv ku numri i të shëruarve nga Covid-19 është 2.7 herë (165%) me i lartë se ai i të infektuarve, siç shihet edhe ne tabelën e mëposhtme.
Gjithashtu, ajo që është sërish një e dhënë pozitive duke ju referuar të dhënave, ka të bëjë me faktin se sot që flasim rastet aktive janë të përqëndruara në 11 bashki, nga 25 të prekura gjithsej, ku sot Lushnja dhe Mati kanë dalë nga lista e bashkive me raste pozitive me Covid-19. Thënë këtë, falë masave të marra, sot është tkurrur harta e qyteteve të prekura nga koronavirusi. Më poshtë tabela që tregon numrin e të shëruarve dhe detajet e tjera për tkurrjen e hartës me të infektuar.