Pas burgosjes së djalit, aktorja Luiza Xhuvani la karrierën e saj në politikë, por gjeti forca për të mos e lënë karrierën e teatrit.Tashmë që bashkëshorti i saj, ish-regjisori i njohur Gjergj Xhuvani nuk jeton më, duket se zonja Xhuvani është tërhequr plotësisht në jetën e saj private.Paparazzi ynë e ka fotografuar në përditshmërinë e saj, duke bërë pazaret e zakonshme dhe me mbrojtjen e duhur ndaj epidemisë.

Nuk e dimë se si do të kishte qenë si politikane, pasi ndenji shumë pak në Parlament, por si aktore pa dyshim që është një mungesë e madhe në teatër dhe kinema, mosprezenca e së talentuarës Luizë.