Ndërkohë që kombet perëndimore kanë filluar të dalin hap pas hapi nga bllokimi, është gjithnjë e më e qartë se të gjithë ne presin t’i rikthehemi jetës që kishin para Covid-19.
Për habi të shumë politikanëve, popullsia perëndimore kryesisht u është bindur udhëzimeve për të qëndruar brenda. Në fakt, përpjekjet e bllokimit në shumë vende kanë qenë aq të efektshme sa qeveritë tani po mendojnë se si të heqin gradualisht kufizimet pa frikësuar qytetarët.
Ditët e fundit, kryeministri britanik Boris Johnson gjeti një mënyrë që qytetarët të ndjehen të qetë duke dalë nga izolimi: maska për fytyrën.
“Si pjesë e strategjisë së daljes nga bllokimi, unë mendoj se maskat do të jenë të dobishme,” tha Johnson në fillim të këtij muaji, duke pretenduar se maskat do t’i japin publikut “besim se ata mund të rikthehen në punë”.
Por perspektiva e një shoqërie të re në të cilën publiku fsheh fytyrat nga njëri-tjetri ka implikime të gjera për krimin dhe ndërveprimin shoqëror.
“Problemi kryesor nëse njerëzit veshin maska është se rrit numrin e njerëzve që duan të mbulojnë fytyrat”, tha Francis Dodsworth, pedagog i vjetër i kriminologjisë në Universitetin e Kingston, afër Londrës. “Kjo mund të krijojë mundësi për njerëzit që duan të mbulojnë fytyrën e tyre për arsye të tjera. Ata tani mund të mund ta bëjnë këtë pa ngritur dyshime.”
Kjo mund të duket disi e ekzagjeruar për disa në vendet aziatike që u goditën nga SARS dhe maskat janë veshur për më shumë se një dekadë, pati rritje të ndjeshme të krimininalitetit.
Iv njëjti fenomen po shfaqet edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Europën Perëndimore.
Një rast i profilit të lartë u zhvillua në Spanjë, ku ministria e brendshme tha muajin e kaluar se kishte arrestuar një terrorist të ISIS-it, i cili dyshohet se ishte fshehur në qytetin jugor të Almeria që kur ishte larguar nga Siria. Ai po mbante një profil të ulët për shkak të pandemisë dhe mezi dilte në rrugë. Kur e bënte mbante gjithmonë maskë për të mos u zbuluar.
Ekspertët thanë se mbajtja e maskave mund të ndërlikojë gjithashtu hetimet policore, pasi njohja e fytyrës është gjithnjë e më e rëndësishme në ndjekjen e kriminelëve. Ndërsa qeniet njerëzore janë shumë të zotë në njohjen e fytyrave, maskat ndërlikojnë cdo aspekt të jetës njerëzore.
“Pamjet e kamerave të sigurisë janë ndonjëherë e vetmja provë për një hetim”, tha Eilidh Noyes, pedagoge në Universitetin e Huddersfield në veri të Anglisë. “Për momentin ne nuk e dimë saktësisht se si maskat e fytyrës do të ndikojnë në saktësinë e identifikimit të fytyrës njerëzore ose algoritmit,” tha ajo.
Një firmë kineze tashmë ka pohuar se ka zhvilluar një softuer që mund të identifikojë me saktësi njerëzit, edhe nëse ata janë të veshur me maska. Mbajtja e maskave krijojnë probleme të tjera për zbatimin e ligjit, veçanërisht kur bëhet fjalë për përcaktimin e asaj që përbën sjellje të dyshimtë.
Vitin e kaluar që vende si Hong Kongu dhe Franca kaluan ligje në parlament duke e bërë të paligjshme mbulimin e fytyrës gjatë një proteste.
Tani, policia do të duhet të bëjë marrë vendime të vështira për motivimet e njerëzve për të mbuluar fytyrat e tyre, tha Dodsworth.
“Ajo që e bën dikë që sillet në mënyrë të dyshimtë është mjaft e vështirë për t’u përcaktuar edhe sot. Policia do të duhet të këtë parasysh këshillat e shëndetit publik kur të justifikojë ndalimin e dikujt.”
Duke pasur parasysh që policia në pjesën më të madhe të botës tashmë është kritikuar se ka arrestuar mijëra qytetarë gjatë pandemisë, çdo kriter i ri do të jetë një shqetësim për grupet e pakicave që tashmë kanë më shumë gjasa të ndalohen, të merren në pyetje dhe madje në vendet të caktua, edhe të qëllohen nga policia .
Nga të gjitha masat e parandalimit të Covid-19, mbulimi masiv i fytyrës është ndër më dramatiket. Maska nuk është e detyrueshme në shumicën e vendeve perëndimore për shkak të shqetësimeve për shkeljen e të drejtave të njeriut, dhe stigma në përgjithësi ka qenë kundër atyre që mbajnë maska.
“Njerëzve u është thënë të vendosin vetën nëse duan të mbajnë maska apo jo. Nëse nuk do ishin në kushtet e një pandemia, nëse do të shihnit dikë në maskë, do ta shmangnit. Por tani është më pak e qartë kur dhe nëse duhet të keni frikë, “tha Dodsworth.
Nëse mbajtja e maskave bëhet masive, kjo do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në mënyrën se si njerëzit bashkëveprojnë dhe mund të çojnë në një tension më të madh midis anëtarëve të publikut, me implikime të sigurisë personale.
“Kjo situatë mund të çojë në konfrontime të dhunshme”, tha Ian H. Robertson, profesor i psikologjisë në Universitetin e Dublinit. “Është e qartë se çdo lëvizje drejt një shoqërie pa fytyrë do të jetë një ndryshim i madh për kombet perëndimore. Fillimisht mund të bëhemi jashtëzakonisht mosbesues ndaj njëri-tjetrit”.
Ekspertja Kate Grey, e cila është e specializuar në lexim e emocioneve, tha që ajo mendonte se njerëzit me gjasë do të përshtaten shpejt.
“Unë mendoj se do të mësohemi shpejt të marrim sugjerime sociale dhe emocionale nga shenjat e zërit ose gjuha e trupit,” tha ajo.
Edhe pse mbajtja e një maskë ka qenë e zakonshme për vite në disa vende të Azisë, mbajtja e tyre në mesin e perëndimorëve do të jetë një cështje e diskutueshme për qytetarët që vlerësojnë liritë personale.
Sidoqoftë, gatishmëria me të cilën këto popullata morën masat e izolimit sugjeron që nëse mbulimi i fytyrës bëhet i zakonshëm, mentaliteti i tufës mund të ndryshojë. Një gjë është e sigurt: do të jetë një e panjohur e re e madhe.
CNN