Nga Rudi Rata

Vladimiri dhe Estragoni, dy personazhet kryesorë dhe të vetmit e përfundojnë dramën me: Mjaft më! Na mërzitët me broçkullat tuaja për kohën!

E ç’kuptim na paska? Kur? Kur?

Një ditë, a nuk ju mjafton kjo, një ditë të ngjashme me të tjerat ai u bë memec, një ditë unë u verbova, një ditë ne do të shurdhohemi, një ditë kemi lindur, një ditë do të vdesim: të njëjtën ditë, të njëjtin çast, a s’mjafton kaq?”

Sot heret, artiste pa emër dhe opozita morën pjesë në ceremonine e varrimit të teatrit të vjetër. Të varrosurit e tjere, ne kete kohe pandemie e karantine, varrosen me 4 – 5 veta, ndersa ndertesa e teatrit ka nje ceremoni mortore për t’u patur zili.

Jo vetem ne thyerjen e ligjit per karantinen, por edhe per kauzën e humbur te opozites. Shteti nuk ndërhyn për të shpërndarë protestuesit. Se rregulli është kur mblidhen 2 – 3 persona. Për keta policia nuk te fal. Por kur mblidhen 100 e dyqind, policia ri e ben sehir.

Natirisht ka zbatuar nje rregull kanunor tradicional; i vdekuri percillet me nderime. Ndoshta nuk e meritonte nje percjellje te tille karakatina teatrore, por , s’ke ç’i ben. Por ske çi bën. Ka plotë njerëz ende që në vend të gëzohen për atë që po lind, qajnë për atë që ka vdekur. Këto janë vajtoca të pajtuara për këtë “vdekje” dhe do ta bëjnë deri në fund detyrën.

Duhet të presim të nis ndërtimi I Teatrit të ri të gëzohemi. Tek ky I vjetri kishim kohë që nuk kalonim se na zinte rrugën Neritani. Shpresoj që tek I riu ai të mos shkel që të paktën të duket ca kohë teatër.