Në muajin Qershor të dy viteve më parë, aktorët dhe regjisorët e Teatrit Kombëtar, emra të shquar të skenës, firmosën një peticion të hapur drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku i kërkonin që çështja e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar të mos përdorej për qëllime meskine të politikës së ditës.Në këtë peticion të vitit 2018, të firmosur nga shumë artistë të njohur si Luftar Paja, Artan Imami, Pëllumb Kulla, Drita Haxhiraj etj., shprehet nevoja urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.“I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarrje ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitetit politik”, thuhet në letrën e firmosur nga artistët e njohur.

LETËR E HAPUR

Drejtuar: SH.T.Z. Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë
Gramoz Ruçi
Kryetar i Parlamentit Shqiptar

SH.T.Z. Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Znj. Mirela Kumbaro

Ministre e Kulturës
Erion Veliaj
Kryetar i Bashkisë Tiranë

Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate, të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj debatit aktual rreth vendimmarrjes për godinën e Teatrit Kombëtar, gjithashtu të vetëdijshëm se kjo vendimmarrje do të ketë ndikim shumë të rëndësishëm në jetën kulturore dhe shpirtërore të publikut, dëshirojmë t’i bëjmë me dije të gjithë opinionit publik se:

Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.

Ne artistët e skenës, shprehim vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën, në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, për përfshirjen tonë në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, me qëllim për të qenë pjesë e vendimmarrjes që ka të bëjë me ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Po kështu, shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatave, se prona që zotëron Teatri Kombëtar, duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cenuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone, apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit.

Teatri është një institucion kombëtar, dhe për këtë arsye ne kërkojmë një proces transparent, që qartëson jo vetëm grupin e artistëve, por edhe të gjithë publikun, në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit, afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.

I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarrje ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitetit politik.

Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjitha institucionet vendimmarrëse ekzekutive dhe legjislative t’i japin rëndësinë e duhur me përgjegjësi jo vetëm ligjore, por edhe qytetare kësaj çështjeje. Koha për vendimmarrje në lidhje me këtë çështje tashmë ka ardhur.

Prej momentit kur mendimi i ekspertizës institucionale që ka lidhje me arkitekturën, inxhinierinë e ndërtimit, zjarrfikësit etj., është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate të cilat mund t’i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar.

I gjithë ky proces, kërkon një bashkërendim dhe mbi të gjitha besim midis palëve, për të ngritur më në fund një godinë bashkëkohore dhe moderne të Teatrit Kombëtar, në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës.

Adelina Muҫa

Afrim Agalliu

Agron Hamo

Agron Jakupi

Albano Prodani

Aleksandër Grami

Andia Xhunga

Arben Kumbaro

Ardian Cerga

Arjola Basho

Armando Bora

Artan Imami

Astrit Mamaj

Bashkim Hoxha

Berina Kokona

Besmir Bitraku

Blerta Belliu

Bruno Shllaku

Drini Shehu

Drita Haxhiraj

Elia Zaharia

Erion Isai

Erion Kame

Ermonela Alikaj

Eva Alikaj

Fatos Haxhiraj

Flaura Kureta

Gazmend Paja

Genc Shkodrani

Gent Hazizi

Genti Deҫka

Genti Kame

Gert Ferra

Gezim Kame

Guri Koҫo

Gjergj Mena

Haxhi Rama

Hervin Ҫuli

Ilirjan Ali

Indrit Ҫobani

Inis Gjoni

Jaho Guma

Jorgaq Tushe

Josif Papagjoni

Josif Sina

Kastriot Ҫaushi

Klea Huta

Kozeta Bakiu

Kristo Ҫala

Laedia Hajdari

Laert Vasili

Lavdimir Abialiaj

Ledjan Gjeci

Luftar Paja

Luli Bitri

Luli Hoxha

Lulzim Zeqja

Madi Selimi

Margent Caushi

Mateus Frroku

Matilda Avdyli

Monika Lubonja

Myzafer Zifla

Paola Kodra

Paskualina Gruda

Pellumb Kulla

Petrit Malaj

Sotiraq Bratko

Spiro Duni

Shkëlqim Jaupi

Viktor Zhusti

Xhuli Duro

Zamira Kita