Nga Albert Nikolla/
DITA POLITIKE Tri gjera më tërhoqen vemendjen sot nga mozaiku ynë politik: 1) Përballë një dyshimi mbi një marrveshje hipotetike për dështimin e Reformës në Drejtësi, botuar në Twitter nga Ambasadorja e ??, i pari që mban qëndrim të pakushtëzuar pro reformës e që shpreh kthjelltësi totale, ishte KM E. Rama me shprehjen shekspirjane:
“Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”!
2) Presidenti Meta thërriti një takim me opozitën jashtëparlamentare (jashtëinstitucionale) dhe pohoi se do të do prezantojë një platformë për integrimin europian, PA QEVERINË në takim! Se si mund të na integrojë në Europë opozita jashtëinstitucionale dhe presidenti pa pjesëmarrjen e Qeverisë, veç Zoti e shpikësit e platformës mund ta dinë!!!
2) Një ndër zërat më seriozë të PD-së në tri dekada, Z. Mustafaj, i drejtohet qytetarëve shqiptarë me një fjalor të pazakontë, në kufinjtë e së rëndomtës, duke i cilësuar si qaramanë pasi nuk ngrihen të rrëzojnë qeverinë! Mendoj se një popull aq fisnik e me histori shumëshekullore të trazuar si shqiptarët nuk e meritojnë një epitet të tillë fyes!