Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United në fund të sezonit. Për mesfushorin francez interesohet prej kohësh Juventus, por bardhezinjtë do të duhet të mposhtin konkurrencën e Real Madrid.
Për Zidane, në fakt, duket se Pogba është objektivi kryesor për të përforcuar ekipin dhe, sipas Sunday Express, klubi spanjoll është gati të ofrojë 70 milionë sterlina, rreth 78 milionë euro për ta marrë kampionin e botës.
Një shifër shumë larg 150 milionëve që kërkon Manchester United, por që ka pak mundësi të paguhen nga ndonjë klub për shkak të emergjencës Coronavirus.