Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, la te kuptohet se nuk do te kthehet në tryezën e Reformës Zgjedhore, duke dale kunder premtimit qe ju kishte dhene shqiptareve dhe nderkombetareve per cuarjen perpara te kesaj reforme. “Ne do bëjmë gjithcka që kemi në dorë për të garantuar një proces, ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre të votës. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë beteja jonë. Ne nuk mund të jemi pjesë e një procesi fasadë. Nuk varet nga ne rikthimi në tryezën e Reformës Zgjedhore. Veprat e javës së kaluar treguan se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është përgjegjëse për pengimin e reformës. Ne do bëjmë gjithcka për t’iu dhënë shqiptarëve kushte më të mira për zgjedhje”, deklaroi Basha.
Pyetje: Kërkesa e Metës për hetim ndërkombëtar ishte pjesë e diskutimit?Basha: Hetimi i tyre është kusht i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi, që do të bëhet realitet vetëm kur vendi të mos kontrollohet nga qeveria. Nuk e di sa i mundur do të jetë në këto kushte, por me këtë qeveri ky krim nuk mund të hetohet. Pyetje: Dua t’iu ripyes edhe njëherë, do të ktheheni në tryezën e Reformës Zgjedhore? Basha: E bëmë të qartë që ne e kemi kusht të ofrojmë zgjedhje të lira e të ndershme, por nuk ka vullnet nga pala tjetër. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është tërëssisht e PS, fasadë nuk mund të jetë.
Pyetje: Nesër ka sërish protestë, do të jeni dhe ju? Basha: Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Natyrisht do të jetë edhe nesër në protestë. Ky është e keqja e Shqipërisë, po shkatërron Shqipërinë. Ka shkaktuar mjerim ekonomik kudo. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe janë të qartë se largimi i kësaj të keqeje, i Edi Ramës, është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.