Presidenti dhe disa futbollistë të Beshikashit pozitiv me COVID-19 Presidenti i klubit turk Beshiktash dhe tetë persona tjerë, nga stafi dhe futbollistë – kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 Koronavirusi vazhdon të shkaktojë probleme nëpër botë, shumë ekipe kanë të paktën një të infektuar, ose tashmë kanë pasur.
Së fundmi është goditur Beshiktashi. Klubi turk ka konfirmuar se Presidenti, Ahmet Nur Cebi ka dal pozitiv me COVID-19, bashkë me tetë persona tjerë, disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit. Ata janë vet-izoluar ashtu siç kërkohet vazhdimisht të bëhet për ata që kanë këtë virus, derisa Superliga e Turqisë parashikohet të rinisë me 12 qershor.