Lajmi i dhënë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari për ‘Report TV’ se ‘nga sezoni i ardhshëm do të krijohet një ligë e përbashkët me Kosovën dhe ndoshta Maqedoninë’, ka bërë bujë përtej kufinjve.
Kjo çështjë është bërë object diskutimi për Nebojsha Çoviç, presidentin e Crvena Zvezda, i cili për mediat serbe ka deklaruar:Ndoshta mendojnë se mund të bëjnë diçka të ngjashme, duke ditur që shqiptarët kanë pretendime territoriale ndaj Serbisë, që tashmë i kemi parë. Çdo ditë shohim pretendimet e tyre ndaj Maqedonisë, pak më të nënshtruara edhe ndaj Malit të Zi. Nuk e fshehin që kanë edhe ndaj Greqisë. Ndoshta kështu mendojnë të bëjnë një ligë Tirana – Prishtina.
Duke pasur parasysh që Edi Rama është artist dhe i dhënë pas sportit, pasi gjithnjë mbathë këpucë sportive ‘adidas’ ndoshta i ka shkuar në mendje që ABA të bëhet ‘Albanska basketbol asocijacija’ (Asociacioni i Basketbollit Shqiptar),”- ka thënë Çoviç.