Presidenti francez Emanuel Makron ka deklaruar se është shumë herët që qytetarët të bëjnë plane për pushimet e verës. ”Ne nuk kemi fituar betejën kundër virusit. Përhapja është ngadalësuar dhe ne po hyjmë në një fazë të re. Megjithatë është shumë herët të flasim për pushime”, tha Makron.
Ai shtoi gjithashtu se do kufizohen të gjitha udhëtimet ndërkombëtare, madje edhe gjatë pushimeve verore. Deri më tani në Francë janë shënuar 25,201 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 169,462 të infektuar.