Presidenti Donald Trump tha se media po e trajton më keq se ç’ka trajtuar Presidentin Abraham Linkoln, që udhëhoqi vendin gjatë L uftës Civile dhe u vr a me atentat në 1865. “Përballem me një shtyp a r miqësor, një shtyp që nuk e ka provuar asnjë president tjetër më parë. Ndoshta më afër kësaj ekperience ka qenë ky zotëria këtu,” tha Presidenti Trump, duke iu referuar Përmendorës së Linkolnit në Uashington.
“Gjithmonë thuhej, ‘Askush nuk është trajtuar aq k eq sa Linkolni’. Po tani mendoj se unë po trajtohem më keq,” u shpreh presidenti republikan. Reagimi i presidentit për shkëmbime ne gative, tendencioze me median pasoi një pyetje nga një infermiere në pension dhe konsulente për nxënësit e një shkolle fillore.
Ajo shkruante në mesazh se përshëndeste presidentin për “përkushtimin e madh ndaj vendit,” duke shtuar se kërkonte sqarim për prezantimin dhe ngrinte pyetjen përse presidenti “përdor fjalë që mund të cilësohen si terma bu lizmi dhe përse nuk u përgjigjeni drejtpërdrejt pyetjeve të gazetarëve, por merreni me numërimin e sukseseve tuaja e flisni kuturu?”
Presidenti e falenderoi qytetaren amerikane për pyetjen. Më pas, ai su lmoi gazetarët duke i ak uzuar për “pyetje të pac ipta”. Pjesa më e madhe e medias është njësoj sikur të jenë anëtarë të Partisë Demokrate, tha presidenti. “Më duket se po të sillem mirë me ta (gazetarët), do më marrin nëpër këmbë,” deklaroi Trump, duke shtuar se kur del në publik para gazetarëve, “në vend që të më bëjnë pyetje normale, shoh një nivel zemërimi e u rrejtj eje, aq sa i pyes “Si e keni hallin? Ku qëndron problemi?”