Në shkallë globale numërohen mbi 5.3 milionë raste me koronavirus dhe më shumë e 335 mijë të vdekur. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, ndërkohë që numri i viktimave në SHBA pritet të arrijë së shpejti në 100 mijë, po shtohet presioni për të rihapur ekonomine dhe aktivitetin normal.
Me lehtësimin e masave kufizuese, vizitorët mbushën plazhet në këtë fundjavë të Ditës së të Rënëve. Dr. Deborah Birx, e cila kryeson grupin e punës kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, paralajmëroi se është ende shumë herët për të folur për normalitet:“Eshtë e pamundur të dihet kush është i infektuar, prandaj duhet ta themi qartë se distancimi fizik është me rëndësi kritike. Nëse distancimi fizik është i pamundur në një vend publik, duhet të mbani maskën”.
Gazeta New York Times i dedikoi gjithë faqen e parë të numrit të djeshëm faktit të totali i viktimave i të vdekurve nga koronavirusi po arrin në 100 mijë vetë. Artikulli përmbante emrat e shumë prej viktimave me fakte nga jeta e tyre.Ndërkohë Presidenti Trump u bëri thirrje autoriteteve shtetërore të lejojnë rihapjen e objekteve fetare:“Sot i identifikon kishat, xhamitë e sinagogat si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale,” tha presidenti.Dan Carroll, pastor i Kishës Water of Life në Fontana të Kalifornisë e përshëndeti qëndrimin e presidentit:“Nuk duam të thyejmë ligjin. Ishin përgatitur të rihapnim dyert pavarësisht se çfarë do të thoshte presidenti, apo Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, pasi jemi treguar shumë të duruar, të kujdesshëm dhe tani mendonim se ishte koha të rihapnim dyert për njerëzit tanë”.
“Guvernatorët duhet të bëjnë atë që duhet dhe të rihapin këto objekt shumë të rëndësishme gjatë fundjavës. Nëse nuk i rihapin, unë do ta superoj autoritetin e tyre,” tha presidenti.Por shumë objekte fetare kanë kaluar probleme gjatë javëve të fundit kur gjatë shërbesave besimtarët janë ekspozuar ndaj personave të infektuar. Një nga këto është një kishë në Kaliforninë e veriut.“Shërbesat nën qiell të hapur, duke ruajtur distancimin fizik mund të bëhen. E kuptoj që kjo është e vështirë, gjatë këtyre kohëve kemi bërë ndryshime të vështira dhe duhet të vazhdojmë,” tha Dr. Birx.
Përditë e më shumë qytete po rihapin restorantet e biznese të tjera në përpjekje për të kapërcyer goditjen ekonomike nga pandemia. Por Dr. Birx thotë se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një valë të dytë infeksioni me ardhjen e vjeshtës.“Po përgatitemi për rishfaqjen në vjeshtë, duke siguruar rezerva me pajisje për personelin mjekësor, aspiratorë e furnizime të tjera. Ndërkohë po bëjmë të gjitha përpjekjet për të zhvilluar terapi kuruese dhe vaksinë,” tha Dr. Birx.Nëse virusi rishfaqet, Presidenti ka thënë publikisht se nuk ka në plan të rivendosë masa kufizuese apo të mbyllë ekonominë, megjithëse mund të rritet rreziku i përhapjes së virusit. /VOA