Një nip i Mbretit të Belgjikës, Filipes, Princi Joakim ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, pasi ka marrë pjesë në një party në Spanjë.Mediat spanjolle shkruajnë se princi ka thyer rregullat e karantinës madje, sepse në atë party merrnin pjesë shumë persona. Princi 28 vjec, u testua pozitiv pasi ka qenë në party në qytetin e Kordobës më 26 maj, ka thënë dje në konferencë për mediat një zëdhënës i Pallatit Mbretëror belg.
Nga Pallati Mbretëror kanë thënë se nuk mundet dot të konfirmohet sesa është numri i personave që morën pjesë në atë festë. Pallati Mbretëror deklaroi se Joakim ka shkuar në Spanjë më datë 24 maj dhe ëshë akoma atje.Gazeta El Pais, tha se princi, që është i dhjeti për nga rendi i pasardhësve të mbretit, ishte në festë së bashku me 26 të tjerë. Kjo do të thotë shkelje e rregullave të karantinës në Kordoba, ku me ligj në një festë lejohen vetëm 15 individë.Policia spanjolle ka lajmëruar se ka nisur hetim për rastin dhe se për shkelësit mund të ketë shkelje nga 600 deri në 10 mijë euro.