“Shpresojmë se shumë shpejt do të kemi edhe një finalizim të fazës përgatitore për një kompleks energjie me erë, për të cilin po punohet intensivisht”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.
Rama tha se “përtej Skavicës, përsëri janë edhe disa projekte të tjera jo të këtyre përmasave që janë në proces”.
“Urojmë dhe shpresojmë se shumë shpejt do të kem edhe një finalizimi të fazës përgatitore për një kompleks energjie me erë, për të cilin po punohet intensivisht, por ende nuk jemi në pikën që të jemi të bindur se procesi do të shkojë deri në fund”, tha Rama.
Ai theksoi se “po vlerësohet një mundësi shumë tërheqëse reale për një investim të madh në energjinë me erë”.