Nga Robert J. Samuelson*
Ekonomitë e ShBA-së dhe të vendeve të tjera të botës janë në një gjendje shumë të rrezikshme e prapë ne vazhdojmë të nënvlerësojmë rreziqet që na kanosen. Në horizont, që mbase nuk e kemi vënë re akoma, na shtrihet një risk i dytë shumë i madh, kriza botërore e borxhit me qëndër në Europë e cila mund të destabilizojë botën ndonëse kjo e fundit në këto momente po orvatet për t’i shpëtuar si e si konsekuencave të rënda të pësuara nga pandemia e koronavirusit. Në ShBA dhe në shumë vende të tjera të BE-së me dhjetëra milionë njerëz kanë humbur pozicionet e tyre të punës dhe bizneset kanë humbur me biliona dollarë.
Ajo çfarë është e qartë është se një tjetër krizë borxhi do ta përkeqësonte rënien ekonomike më të keqe që ka parë historia amerikane që prej Depresionit të Madh të viteve 30.
Njerëzit me memorie të mirë mund të rikujtojnë që nga 2010 – 2012, Europa u përball me “krizën e saj të parë të borxhit sovran”. Anëtarët më të dobët të BE-së (Greqia, Italia, Portugalia, Spanja, Irlanda) me shumë vështirësi mundën ta shmangnin falimentimin e qeverive të tyre si pasojë e borxheve të mëdha që kishin.
Kriza u zgjidh kur Greqisë i’u lejua që të ristrukturonte (pra të reduktonte) borxhet e saj dhe Mario Draghi drejtuesi i Bankës Qëndrore Europiane, aso kohe, deklaroi më korrik të 2012-s se BQE do të bëntë ç’të ishte e mundur për t’i siguruar vendet anëtare që mos të falimentonin.
Dakortësia pas shumë bisedash e takimesh u arrit më në fund midis vendeve më të goditura rëndë nga kriza financiare e 2008-s me Bankën Qëndrore Europiane. Vendet që kishin marrë hua më shumë seç duhej do të merrnin një lehtësim të borxhit të tyre nga BQE gjtihashtu ato do të ulnin defiçitet e tyre në mënyrë që të vareshin më pak nga BQE për kredi apo ndihmë në të ardhmen. Për pakëz kohë u duk se ky dakortësim do të korrte sukses. Konfidenca ndaj këtyre vendeve u rrit dhe risku financiar ra. Por rritja ekonomike e qëndrueshme, aq shumë e kërkuar nga institucionet financiare të BE-së u përmbys me ardhjen e pandemisë.
Ashtu si ShBA-ja, pjesa më e madhe e Europës tashmë ka hyrë në një recesion të thellë. “Në 2020-n ekonomia e Gjermanisë (pra GDP-ja) do të tkurret me 8 %, ajo e Francës me 10 %, ajo e Spanjës me 15%, ajo e Italisë me 18% e ajo e Greqisë me 15%”, sipas një studimi të bërë nga Capital Economics një firmë e njohur europiane përsa i përket parashikimeve ekonomike me qëndër në Londër. Gjithashtu besimi i konsumatorëve ka rënë në mënyrë të theksuar dhe defiçitet e buxheteve janë thelluar.
Një defiçit buxhetor domethënë një diferencë vjetore midis të ardhurave dhe shpenzimeve qeveritare. Ndërsa broxhi qeveritar domethënë totalin kumulativ të të gjithë defiçiteve të shkuara. Si defiçitet ashtu dhe borxhet qeveritarë janë rritur ndjeshëm si në Europë ashtu dhe në ShBA. Në 2019-n buxheti i Gjermanisë kishte sufiçit të barabartë me 1% të GDP-së. Në 2020 ajo do të ketë një defiçit sa 8% i GDP-së, sipas studimit të Capital Economics. Nga 2019-2020 defiçiti i Francës pritet të rritet nga 3% e GDP-së në 10%. Ndërsa Italia nga 1.6 % të GDP-së që e kishte defiçitin pritet në 2020-n ta ketë në 15% të GDP-së.
Kombinimi i tkurrjeve ekonomike dhe zgjerimit të defiçiteve automatikisht rrit barrën e borxhit. Ndonëse borxhet qeveritare të këtyre vendeve janë tashmë të rritur pritet që të rriten akoma e më shumë. Sipas Capital Economics, “Për vitin 2020 borxhi qeveritar i Gjermansië pritet që të shkojë në 73 %, ai i Francës në 120 %, ai i Italisë në 180 % dhe ai i Greqisë në 222 %.
Vallë me këto shifra do të jenë ekonomitë e këtyre vendeve të qëndrueshme. Është e pamundur t’i përgjigjesh kësaj pyetje në mënyrë direkte pasi nuk ka një definicion ekzakt të fjalës “qëndrueshmëri” në ekonomi. Për shumicën e ekonomistëve borxhi është i qëndrueshëm përsa kohë tregu (pra investitorët, tregtarët etj) vazhdojnë të japin hua në mënyrë vullnetare.
Por duhet kuptuar se bazuar në shumë faktorë (si interesat e ulëta, historiku i pagesës së kredive të shkuara në kohë, inflacionit të ulët etj) disa vende mund të marrin hua më tepër se të tjerat. Megjtihëse raporti borxh/GDP po rritet në Gjermani, vështirë që ndokush të mendojë se ky shtet mund të falimentojë. Por i kundërt është përceptimi ndaj Italisë e Greqisë, të cilat janë shumë pranë falimentimit.
Nëse një shpëtim financiar nuk organizohet Italia mund të shtyhet të largohet nga monedha e euros duke tërhequr kështu me veten dhe disa vende të tjera në borxhe të mëdha. Duhet theksuar se Italia ka ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë, pas Gjermanisë e Francës.
Por organizimi i një shpëtimi financiar është tepër i vështirë pasi shuma e nevojshme duhet të jetë në përmasa gjiganteske, në biliona dollarë e gjithashtu Gjermania si rezultat i një vendimi nga Gjykata Kushtetuese (Constitutional Court) gjermane e ka të ndaluar të marrë pjesë në këtë operacion shpëtimi. Por pa praninë e Gjermanisë, ekonomisë më të madhe europiane, vendet e tjera mund të tërhiqen.
Interesat që na cënohen këtu janë jashtëzakonisht të mëdha. Superstrukturat sociale dhe politike të shoqërive moderne qëndrojnë mbi themelet ekonomike që i mundësojnë shumicës së njerëzve një jetesë të hijshme më së shumti të kohës. Por ne e kemi marrë këtë fakt si të mirëqënë, pavarësisht pakënaqësive ndaj ekonomisë moderne.
Por, po sikur ne të mos ta marrim më këtë stabilitet bazik si për të mirëqënë ? Mendoj se kjo çështje do të përbentë një problem të vërtetë. Është një mendim sa shqetësues aq dhe kthjellues.(Robert J. Samuelson është gazetar për “Thw Washington Post”, gazeta “Si”)