Çështje të Emigracionit: Pyetsori i Barrës Publike – Formulari DS-5540.Për ju, Avokati Kieran Both/Ligjet e emigracionit të Shteteve të Bashkuara, prej kohe janë hartuar të tilla që të kufizojnë shpenzimet e qeverisë për njerëzit në nevojë që nuk janë nënshtetas amerikanë. Departamenti i Shtetit (DOS) ka vendosur rregulla të reja kohët e fundit që synojnë vënien në zbatim të kritereve për mosdhënien e vizave, që kanë për bazë rrezikun për t’u kthyer në barrë publike. Mund të mos i lejohet të hyjë në SHBA dikujt që “ka të ngjarë të kthehet – kurdo – në barrë publike”.

Me barrë publike nënkuptojmë një person që është ose ka të ngjarë të kthehet në dikë që “është kryesisht në varësi” të “ndihmës publike në të holla si mjet sigurimi të të ardhurave” ose “nën kujdesin afatgjatë të një institucioni të specializuar, me shpenzimet e qeverisë”. Gjatë intervistës për vizë, disa aplikantëve që kanë bërë kërkesë për viza të caktuara mund t’u kërkohet të paraqesin ose të mbushin një formular DS-5540. Nëse oficeri konsullor është i mendimit që aplikanti nuk përbën rrezik për t’u kthyer në barrë publike, atëherë këtij të fundit nuk i kërkohet të paraqesë formular. Por në rastin kur oficeri konsullor vendos që formulari është i nevojshëm dhe aplikanti për vizë nuk e ka aty për aty informacionin që nevojitet, atëherë aplikantit do t’i jepet mundësia që ta sigurojë atë informacion.

U sugjerojmë aplikantëve për vizë që të përgatisin formularin dhe dokumentacionin e nevojshëm shoqërues përpara se të paraqiten për intervistë. Aplikantët mund ta skanojnë dhe ta ngarkojnë formularin e plotësuar DS-5540, nën emrin e aplikantit kryesor në faqen e internetit të CEAC-së (qendra konsullore e aplikimeve në formë elektronike). Aplikantët mund të sjellin me vete një kopje të formularit të mbushur kur të paraqiten për intervistë. Ata mund ta gjykojnë me vend që të mbledhin të gjithë dokumentacionin e kërkuar që duan të paraqesin në mbështetje të formularit. Provat dhe dokumentacioni në mbështetje të formularit nuk duhet ngarkuar në faqen elektronike të CEAC-së, por aplikantët mund të përgatisin dhe të sjellin me vete në intervistë ato gjëra që duan t’ia paraqesin oficerit konsullor për shqyrtim.Paaftësia për të përmbushur kërkesën që lidhet me plotësimin dhe paraqitjen e formularit/ëve që duhen, mund të shkaktojë vonesa në ecurinë e çështjes.

Kush duhet të paraqesë një formular DS-5540?Mjafton një formular për gjithë familjen që bën kërkesë për viza duke përdorur të njëjtin peticion, sa kohë që ata do të paraqiten të gjithë së bashku si familje për intervistë. Në rastin e një familjeve që bën bashkarisht kërkesë, vetëm aplikanti kryesor duhet të plotësojë formularin.

Aplikantët të cilëve mund t’u kërkohet të paraqesin formularin DS-5540 janë si më poshtë:Të gjithë aplikantët për vizë emigruese që janë familjarët më të afërm, me përjashtim të fëmijëve (IR2, IR3, IR4, IH3 dhe IH4). Bëjnë përjashtim fëmijët e bashkëshortit/es me ish-bashkëshorten/bashkëshortin e mëparshëm, të cilëve u kërkohet gjithsesi të plotësojnë formularin.
Aplikanti kryesor në rastin e vizave emigruese të kategorisë preferenciale që ka si bazë bashkimin familjar si dhe ata që nuk e shoqërojnë aplikantin kryesor, por do t’i bashkohen më vonë (F1, F2A, F2B, F3, F4).Aplikanti kryesor në rastin e vizave emigruese të kategorive preferenciale me bazë punësimin, përfshirë dhe aplikantët për viza emigruese të një natyre të veçantë si dhe anëtarët e familjes që do t’i bashkohen më vonë.Aplikanti kryesor për të gjithë aplikantët për viza emigruese në kuadrin e llotarisë amerikane (DV).Cilido aplikant që kërkon vize jo-emigruese nëse oficeri konsullor ia kërkon diçka të tillë.Në rastin e aplikantëve nën moshën 14 vjeç, është prindi, kujdestari ligjor ose një palë tjetër që ka “interes legjitim ndaj aplikantit” që mund të plotësojë dhe të firmosë në emër të aplikantit formularin DS-5540.

Kush nuk ka nevojë të paraqesë formularin DS-5540?

DHS-ja në faqen e saj të internetit në travel.state.gov website ka paraqitur një listë të plotë të kategorive të emigrantëve që nuk preken nga kriteret e papranueshmërisë në SHBA, të cilat kanë për bazë rregullin e barrës publike.U bëjmë thirrje njerëzve që të konsultohen për situatat e tyre konkrete me një profesionist në fushën e emigracionit. Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur.Ju falenderojmё pёr komentet dhe pyetjet qё na dёrgoni vazhdimisht. Do të përpiqemi që në të ardhmen t’i pёrgjigjemi sa më shumë pyetjeve që të jetë e mundur. Ju ftojmё tё na dёrgoni pyetjet tuaja nё adresёn tonё elektronike [email protected]