Paris Saint-Germain feston titullin e kampionit të Francës të sapo fituar, edhe pse në tavolinë. Mbappe, Neymar dhe të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit gëzohen për një titull të merituar, duke parë avantazhin e madh në renditje.
Por ka edhe një lojtar që, si Jese Rodriguez, në heshtje, mund të festojë njësoj si kolegët e tij. Spanjolli, në fakt, pavarësisht se e ka kaluar pothuajse gjithë sezonin në huazim te Sporting-u, mund të konsiderohet kampion i Francës.
Arseyja është minuta e vetme e lojës gjatë një ndeshje të javës së katërt të kampionatit kundër Metz, kur Jese është aktivizuar në minuitën e 90-të të takimit, 60 sekonda para vërshëllimës së fundit.
Siç kujton AS, në fakt, rregullat e Ligue 1, përcaktojnë se çdo lojtar që ka luajtur të paktën një minutë duhet të konsiderohet kampion.
Me pak fjalë, një titull pa u lodhur shumë.