Bora Zemani dhe Donald Veshaj po pushojnë bashkë këtë përiudhë dhe nuk ka nevojë fare ta konfirmojnë. Fotot e tyre marramendëse nga deti e konfirmojnë se dyshja e njohur e showbiz-it po i shijon këto ditë të ngrohta buzë detit, duke bërë plazh. Bora dhe Donaldi na kanë surprizuar me disa foto tepër artistike nga deti, dhe sigurisht që janë bërë fotografë personalë të vetes në këto ditë relaksi.
Donaldi është i apasionuar pas fotografisë dhe pikturës dhe këtë e shpreh gjithnjë me postimet e tij në Instagram, por as Bora nuk mbetet mbrapa me fotot fantastike që po i realizon partnerit, aq sa nuk u reziston as komenteve. Dhe sikur të mos mjaftonte që janë bashkë, ata kanë filluar t’i komentojnë njëri-tjetrit lirisht në Instagram, me emoji të ëmbla me zemra, që tregojnë shumë për lidhjen e tyre romantike.
Bora dhe Donaldi nuk e kanë konfirmuar asnjëherë zyrtarisht lidhjen e tyre, edhe pse moderatorja e ftuar në emisionin “Pop Culture”, la të kuptohet se janë bashkë. “Nuk jam njeri që më pëlqen të flas për jetën personale, jam personazh publik, interesi publik të jetë per punën që bëj jo për jetën personale. Unë nuk dal me deklarata qe ndodh kjo apo ajo në jetën time personale. Të qenit personazh publik nuk më bën mua të privoj pjesën personale. Njerzit që janë afër meje e dinë statusin tim, nëse janë të interesuar, e marrin vesh une nuk fsheh asgjë”- tha Bora. Aq private mundohet ta mbajnë romancën e tyre, saqë edhe Romeo është çuditur me komentin e saj në foton e Donaldit.