Që nga kjo javë, qytetarët për t’u pajisur me pasaportë të re biometrike apo ID, mjafton të logohen në e-Albania dhe aty plotësojnë formularin dhe rezervojnë orën dhe datën e aplikimit.
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Vodo së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe nëndrejtorin për Rendin në DVP Tiranë, Dhimitraq Ziu ishin në Zyrën e Shërbimeve në Komisariatin Nr. 3 ku inspektuan masat e marra për ofrimin online në vijim, të procesit të aplikimeve për pasaporta biometrike dhe karta ID.
‘Që nga kjo javë, qytetarët për t’u pajisur me pasaportë të re biometrike apo ID Karta, mjafton të logohen në e-Albania dhe aty plotësojnë formularin dhe rezervojnë orën dhe datën e aplikimit”, theksoi Vodo.
“Lehtësi të shtuara për pajisjen me dokumente biometrike, duke u paraqitur vetëm një herë në zyrën e aplikimit”, tha zv.ministrja Vodo.