Këtë verë në plazhet shqiptare nuk do të ketë shezlone. Hapësirat do të jenë publike dhe qytetarët do të akomodohen me mjetet e tyre në plazh. Kështu ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, ndërsa tha që kontratat për shezlone në plazh, do t’u lejohen vetëm hoteleve.
“Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlonë dhe çadra, përveç hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre. Ndërkohë plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bjnë plazh siç bënim ne dikur kur ishim të vegjël, që shezlone nuk kishte dhe akomodoheshim me ato mjete rrethanore. Plazhet do të jenë publike. Nuk do të ketë më njerëz që dalin me hunj apo dhëmbë të prishur, që i thonë atyre djemve dhe vajzave: paguaj 5 euro të hysh këtej e të dalësh andej, 7 euro peshqiri, dy euro jastëku. Plazhet do t’i kenë shqiptarët”, tha Rama./ Opinion.al