Kryeministri Edi Rama shprehet se Teatri i ri Kombëtar do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne. Protestën dhe akuzat, ai i cilëson edhe njëherë si sherrnajë vulgare.”Çun Lajçin e njoh si Çuni i Plisit të Bardhë e i një “grushti dhé”, ai që lidhi me një fill emocionesh unike diasporën shqiptare me tokën amë që digjej nga lufta dhe u kthye përmes artit të tij, në ikonën shpirtërore të popullit gjatë asaj kohe të mallkuar…

Po ta njihja personalisht apo po të mos më kishte thumbuar edhe mua në rreshtat bashkëlidhur, nuk do ta postoja këtu çka ai ka postuar me një vrazhdësi kaq të kthjellët, mbi këtë sherrnajën vulgare për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetra e dhjetra vjeçare! Uroj ta takoj Çunin e Bjeshkëve të Namuna kur si dy “të çmendun” mes plot normalësh, të hapim dyert e Teatrit të Ri Kombëtar, i cili nuk do të jetë si ai i Shkupit nga forma neoklasike e zgjedhur për arsye ideologjike, por padiskutim do të jetë një Teatër Kombëtar që do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne” thote Rama. Lexo ketu shkrimin e plote te Çun Lajçit